Gjermani…
– Maria! Si quhet ai gjermani që më lë mua pa mend?!
– Alzheimer, gjyshe, Alzheimer!

Kursi i policisë
Instruktori i policëve u drejtohet rekrutëve:
– Fillojmë! Unë lahem, ti lahesh, ai lahet… Çfarë kohe është?
Rekrutët, në kor: – E diel!

Dënimi
Një grua vjedh në supermarket një komposto pjeshke dhe kapet nga policia. Kur del në gjyq, gjykatësi e pyet:
– Sa pjeshkë kishte kavanozi?
– 6.
– Atëhere, për çdo pjeshkë, do të rrish një muaj në burg.
Ndërkohë, nga salla, dëgjohet zëri i të shoqit:
– Zoti gjykatës, ka vjedhur edhe një kavanoz me bizele!

Gruaja dhe qeni
– Nëse qeni yt po leh fort jashtë derës së shtëpisë, kurse gruaja jote ulëret përtej portës së madhe, çfarë do të bësh?
– Sigurisht që do të fus brenda qenin!
– Pse?
– Sepse ai, kur të futet brenda, do të pushojë…

Biseda
Dy zotërinj në tavolinën e një bari, lexojnë gazetën…
– Kohë e bukur, apo jo?
– Kohë e bukur…
Heshtje.
– Ama, thonë se do të bjerë shi…
– Po, kështu thonë…
Heshtje.
– Më… falni për pyetjen, por… Ju jeni gej?
– Jo!
– As unë…
– Gjynah!

Gjirokastriti në burg
I burgosuri i afrohet shokut të ri të qelisë:
– Më thanë që je nga Gjirokastra… Përse të futën brenda?
– Sepse vodha bizhuteritë e një dyqani, duke thyer vitrinën me çekiç…
– Dhe të kapën menjëherë?
– Jo, jo, më kapën të nesërmen, kur shkova të merrja çekiçin!

Turistët
Një guidë po shoqëronte turistët në një fshat piktoresk mesjetar dhe, ndërsa po kalojnë para një fushe, u thotë turistëve:
– Ja, mbreti urdhëroi që të ndërtohej një kështjellë e madhe, pikërisht këtu!
Turistët: – Po këtu nuk po shohim asgjë!
– Sigurisht, sepse askush nuk ia dëgjoi fjalën…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *