Ragni i tregon Ranvirit se e ka abortuar fëmijën dhe fajtore është Sadna. Që të dy vuajnë për shkak të abortit. Koshali dhe Sumitra tronditen kur mësojnë se Malti ka ikur nga shtëpia. Malika është shumë e impresionuar nga Aleku dhe ndërsa ecën rrugës, nuk e shikon një makinë që po i vjen përballë. Prakashi plagoset ndërsa shpëton Malikën nga aksidenti…

Aleku dhe Sadna punojnë së bashku

Ranviri vendos të zgjidhë konfliktet midis Ragnit dhe Sadnës, por nuk di se si mund ta bëjë këtë. Vineti i kërkon Maltit të kthehet në shtëpi, por ajo nuk pranon. Ranviri flet me Alekun për Sadnën, ndërsa Koshali nervozohet kur Ranviri e pyet për Sadnën. Ranviri takohet me këtë të fundit rastësisht, por ajo nuk pranon të flasë me të.

Ragni zemërohet kur mëson se Ranviri ka takuar Sadnën. Malika shkon të shkojë se si është Prakashi dhe pranon ta punësojë Sadnën në kompaninë e saj. I zemëruar me Sadnën, Aleku i kërkon asaj t’i qëndrojë larg Ranvirit dhe Ragnit. Ranviri deklaron se ai kurrë nuk do ta pranojë vendimin e tyre në lidhje me Sadnën, megjithëse Vasundra flet keq për të. Ranviri i kërkon Alekut të merret ai me projektin, pasi Ragni ka nevojë për të. Sadna fillon punë në kompaninë e Malikës, por habitet kur shikon Alekun…. (Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *