Në treg ka shumë modele pantallonash të shkurtra, por ato duhen zgjedhur në funksion të formës së trupit. Ka nga ato që janë për gratë me prapanica të sheshta, të rrumbullakëta, trekëndëshe, apo ije të gjera. Ne ju kemi prezantuar më poshtë disa modele, në mënyrë që të zgjidhni atë të duhurin për ju.

 

  1. Për prapanica të rrumbullakëta

Nëse ju keni prapanica të rrumbullakëta, si Eva Longoria, zgjidhni një palë pantallona të shkurtra të ngjitura pas trupit dhe lehtësisht me bel të lartë, për të nxjerrë në pah belin. Ato mund të jenë në bel me rrip, zinxhir apo kopsë, e rëndësishme është të jenë mjaft të shkurtra. Është modeli ideal për të nxjerrë në pah format tuaja.

 

  1. Për prapanica të vogla

Pantallonat e shkurtra ngjitur pas trupit, ose mini, ose të dyja njëkohësisht janë modeli i përkryer për të gjitha ato që kanë prapanica të vogla si Aleksa Çang.

 

  1. Për prapanica të sheshta

Nëse ju keni prapanica të sheshta, si Olivia Palermo, ju këshillojmë të zgjidhni një model pantallonash të shkurtra që kanë llastik, ose kordon në bel. Evitoni prerjen ngjitur pas trupit dhe zgjidhni një model që është mjaft i lirshëm tek kofshët.

 

  1. Për prapanica trekëndëshe

Si Niki Hilton ju e keni legenin pak të gjerë, këmbë të holla, gjë që bën të keni prapanica trekëndëshe? Çfarë pantallonash mund të zgjidhni? Një model me mansheta, ose që mund t’i përvishni vetë.

 

  1. Për ije të gjera

Të gjitha vajzave që kanë ije të gjera si Kim Kardashian, modeli i pantallonave të shkurtra që u shkon më shumë është ato me bel të lartë, për të nxjerrë në pah belin dhe më pas pak të gjera, jo ngjitur pas trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *