Jam një vajzë 28 vjeçe dhe dua ti drejtoj një pyetje doktoreshë Ersidës nëse është e mundur. Para një muaji mbusha dy dhëmballa tek një dentist që ma rekomanduan se është i mirë. Mirëpo, në njërën dhëmballë gjatë mbushjes ai më ka derdhur një pikë gjak dhe për këtë nuk më tregoi dhe tani e kam dhëmballën e nxirrë dhe nuk di se çfarë të bëj? Nuk dua të shkoj më tek ai dentist. Nëse është e mundur mund të më këshilloni se çfarë të bëj ose ka ndonjë trajtim të veçantë për këtë problem?

 

Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje e dashur! Nxirjet e dhëmbëve mund të ndahen kryesisht në 2 grupe. 1-Nxirje e jashtme sipërfaqësore e dhembit e cila mund të shkaktohet nga formimi i cipave të zeza në sipërfaqe të dhëmbit dhe që largohet nga pastrimi profesional  i gurëzave. Nxirja e jashtme mund të shkaktohet dhe nga faktorë të tjerë siç janë konsumimi i kafesë, çajit, cigares, verës së kuqe etj. 2-Nxirje e brendshme e dhëmbit e cila edhe kjo ka disa burime siç mund të jetë devitalizimi (heqja e nervit të dhëmbit), mund të jetë trashëguese ngjyra e errët e dhëmbit nga përdorimi i disa antibiotikëve në kohën e formimit të dhëmbëve, traumat por nuk përjashtohet as shkaku që ju përmendët më sipër siç është kontaminimi me gjak gjatë momentit  që bëhet mbushja.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *