Kryeministrin tonë, zotin Edi Rama, e gjeta në zyrën e tij, me lapsa me ngjyra në duar, të përqendruar para një pikture…

– Hajde Kaso, – më tha, – po të pres për intervistën e ndërkohë po u jap dorën e fundit pikturave të ekspozitës që do të hap në shtator në Gjermani.
– Do të shkoni edhe ju në Gjermani, zoti Rama? Do takoni edhe ata që janë aty në pritje të azilit?
– Patjetër që do të shkoj Kaso, edhe pse Merkeli më tha që, po të mundja, ta anuloja këtë vizitë.
– Pse ju kërkoi ta anulonit vizitën?
– Thuhet se deri tani shkojnë në Gjermani rreth 7000 shqiptarë në muaj. Unë jam i sigurt se kaq do të shkojnë vetëm në një ditë për të parë ekspozitën time dhe policia gjermane nuk mund ta përballojë dot situatën.
– Shumë interesante këto pikturat që do të ekspozoni. Pothuajse të gjitha janë mbi shkresa zyrtare ose mbi axhendën e zyrës kur ishit kryetar bashkie në Tiranë…
– Po ku t’i bëja tjetër, o Kaso?! Ato letra më vinin përpara në tavolinë. Ata trapat që kisha rreth e rrotull kujtonin se unë do të lexoja shkresat, domethënë, do punoja gjithë ditën…
– Ndërsa ju pikturonit. Po edhe piktura punë, është zoti Rama. Madje, atë nuk mund ta bëjë kushdo!
– Ashtu është, punën e zyrës e bën kushdo, piktorin jo, duhet talent…
– Në fakt, është gjetje e bukur. Askush nuk dyshon që nuk merreni me punët e shtetit kur ju sheh me shkresat para, ja, siç jeni tani…
– Ma ka mësuar Fatos Nano këtë metodë…
– Pse, edhe ai pikturonte?
– Jo, ai pinte…..
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në gjithë pikat e shitjes në Shqipëri si dhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *