– Urime z. Avokat, për ndihmen që na jepni. Jam Ardiani dhe jam në Itali prej vitit 1995. Në Shqipëri kam vetëm babain. Disa ditë më parë mora vesh se i kishin ulur pensionin. Kjo sepse nuk paguhen me shtesat e energjisë elektrike për ato familje ku fëmijët nuk figurojnë të ndarë nga prindërit. Unë jam djalë i vetëm dhe nuk kam dashur të bëj ndarje nga prindërit, megjithëse kam 20 vjet larg shtëpisë. Ajo çfarë dua të pyes është: si bëhet ndarja dhe më kryesorja, cilat janë pasojat negative nëse bën ndarjen nga prindërit?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje Z. Ardian, ju falenderoj shumë për konsideratën dhe që keni kontaktuar me rubrikën “ju pyesni, avokati përgjigjet”!

– Përsa i përket problemit që ju keni paraqitur me anë të letrës suaj, Ligji Nr. 10 129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen civile” i ndryshuar dhe aktet nënligjore që ven në zbatim këtë ligj përcaktojnë mënyrës sesi mund të bëhet ndarja familjare.

– Ai që duhet të inicioj ndarjen familjare është babai Juaj, për këtë ai duhet të ndjek proçedurën e mëposhtme pranë zyrës së gjendjes civile ku është i regjistruar. Rruga që duhet të ndjek është:

  1. a) Kërkesë drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile ku është i regjistruar, në këtë kërkesë duhet të shprehi arsyen pse duhet të bëj ndarjen familjare;
  2. b) Kontratë qiraje nëse është me qira ose çertifikatën e pronësisë nëse pronën në të cilën banon e ka të tijën;
  3. c) Fotokopje të letërnjoftimit elektronik;

– Përsa i përket shqetësimit tjetër që ju keni lidhur me pasojat, ju nuk keni asnjë pasojë juridike përsa i përket trashëgimisë etj. Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *