bracelets-usb-120726_w650Lajmërojmë të gjitha geek-et (vajzat e dhëna pas teknologjisë së re) që e pranojnë se janë të tilla, se kanë dalë në shitje në eBay byzylykë që janë njëkohësisht edhe USB! Sa herë ju ka ardhur keq pse nuk kishit marrë me vete karikuesin e telefonit tuaj? Epo, tani do të jeni të pajisura me një USB që përmban 10 000 aplikacione shumë të dobishme! Tani, kjo dramë do të jetë vetëm një kujtim i keq, sepse eBay ka krijuar byzylykë USB kompatibël me adaptorët iPhone 4/4S dhe 5, por edhe me iPod-ët dhe smartphonet Android e Blackberry. Përveçse do të karikoni aparatin tuaj, mund të transferoni edhe të dhënat. Që kjo gjë e vogël praktike të jetë edhe estetike, eBay ka bashkëpunuar me stiliste si Rejçell Zoe dhe Mara Hofman. Byzylykët do të hidhen në shitje në eBay që më 11 nëntor, me çmimin 18 euro, në një numër të kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *