Working Together to Make a Difference for Albanian Speaking Woman Seeking Asylum, Being Trafficked or Fleeing Domestic Abuse. Kështu quhej eventi i datës 8 Mars i cili hapi dyert e një prej ambjenteve të nderuara të Parlamentit Anglez në Londër. Organizata jofitimprurëse “Shpresa Program” ngriti zërin pa limit në drejtim të problematikës dhe dramës së gruas së keqtrajtuar dhe objektivit që kjo organizatë ka ndër vite për ta ndihmuar dhe mbrojtuar atë në UK. Të dhunuarat reale që folën sollën një reflektim mbi të gjitha dëshmitë e këtij realiteti të hidhur. Folën dhe përçuan eksperiencën e tyre edhe profesonistë anglezë dhe shqiptarë në fushën e shërbimeve shoqërore, por edhe politike e sociale. Zonja Luljeta Nuzi drejtuese projekti, pasi ju tregoi me fakte dhe fotografi të gjithë të pranishmëve mbi historinë e Shqipërisë ndër vite, pasqyroi një përmbledhje të punës së bërë duke shtuar që suksesi ynë është i realizuar nga ndihma e të gjithëve ndaj kësaj plage shoqërore. Ngrini zërin dhe mos u friksoni ne jemi këtu për ju, ju drejtua ajo të gjitha grave e vajzave të dhunuara.

Anila KADIJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *