Bashkohuni në SanFest 4, një eveniment i veçantë për të gjithë dashamirët e muzikës, natyrës, dhe aventurës! Në Shkodër, Shqipëri, në datat 1-2 qershor 2024, ju presin përvoja të mahnitshme me muzikë të jashtëzakonshme dhe peizazhe frymëzuese. Kjo nuk është thjesht një festë, por një qendër e shprehjes artistike dhe ndërveprimit kulturor. Përgatituni për një përvojë të paharrueshme dhe bëhuni pjesë e komunitetit të SanFest-it!
E si mund të shkoni në festë pa veshur make up-in festiv dhe shkëlqyes?
Afrodite Academy është pjesë e SanFest, duke sjellë profesionistët e make-up-it për të shtuar ngjyra dhe glamur kësaj feste. Të gjitha vajzat janë të ftuara për të provuar artistët tanë të make-up-it në stendën tonë dhe për të shkëlqyer në dy ditët e fesë në Plazhin e bukur të Rrjoll Velipojë. Kapni momentet më të bukura me një pamje të mahnitshme nga trendet më moderne të Afrodite Academy.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *