Marsi ka një veçanti të tijën me dy data të shënuara në kalendarin e eventeve, festën e nënës dhe të mësuesve. Për të gjithë figurat e mësuesit dhe nënës, gruas, janë themelet e ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Gruaja është një urë lidh jetën me dijen dhe është e artë si gjuha dhe edukimi.

Për të kremtuar këto data, në amjentet e ambasadës shqiptare në Londër, më 7 Mars, për herën e parë, u zhvillua një pasdite kulturore dhe mirënjohje për figurën e mësuesit. Ky ishte një event i përgatitur dhe i përfaqësuar nga të dyja institucionet përkatëse diplomatike në Londër, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë. Me këtë rast u nderuan mësues të lëvrimit të gjuhës shqipe për mësimin plotësues të gjuhës mëmë ndër vite në UK. Ambasadori i Shqipërisë nē Londër, zoti Qirjako Qirko, dhe përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës, Imer Berisha, falenderuan dhe folën  për  punën e palodhur të mësuesve të gjuhës shqipe. Vlerësimi simbolik në këtë pasdite dinjitoze hapi një rrugë me evidencë të pasqyrimit më konkret nga institucionet e shtetit shqiptar  të këtij misioni të nderuar në UK. Gjithashtu u shfaq videoklipi përmbledhës i disa nga shumë e shumë figura të bukura dhe fisnike të shembullit të larmishëm të gruas shqiptare në Londër, të cilat përshëndetën komunitetin këtu me një mesazh inkurajimi dhe pozitiviteti.

Anila KADIJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *