Përbërësit:

Niseshte (për brumin), 2 lugë gjelle

Kungull (për brumin), 300 gramë

Vezë (për brumin), 2 kokrra

Miell (për brumin), 250 gramë

Qumësht (për brumin), 120 mililitra

Jeshilllëqe dhe kripë (për brumin), sipas dëshirës

Patëllxhanë, 2 copë

Domate, 1 kokërr

Djathë i shkrirë, 200 gramë

Hudhra, 1 thelb

 

Gatimi:

Kungullin e grijmë në rende. Po të na duket se ka shumë lëng, e shtrydhim pak në dorë. Përziejmë kungullin me vezët, jeshillëqet e grira, miellin, niseshtenë, i kripim sipas dëshirës dhe i përziejmë për të krijuar një masë homogjene. E hedhim brumin në tavën të cilën e kemi lyer paraprakisht me yndyrë dhe e pjekim në furrën e nxehur 180-200 gradë. Me t’u praruar anët, roleja është gati. Derisa brumi shtë në furrë, merremi me “mbushjen”. I presim patëllxhanët në feta të holla, i kripim, i lyejmë me miell dhe i skuqim patëllxhanët në vaj të nxehtë ose i pjekim në furrë, ashtu siç janë, të lyer me miell. Në rast se do të ndjekim variantin e dytë, atëhere duhet të pjekim në fillim patëllxhanët dhe pastaj, vetë rolenë. Në variantin e dytë, i grijmë domatet në fije të holla dhe u heqim farat. Shtypim hudhrën dhe e përziejmë me djathin e shkrirë, me të cilin lyejmë gjithë sipëfaqen e tavës. Në vend të djathit të shkrirë mund të përdoret edhe gjizë jo shumë e kripur. Mbi djathë vendosim patëllxhanet dhe domatet. E mbledhim në letër kuzhine duke i dhënë formën e rolesë dhe e vendosim në frigorifer të qëndrojë ndonjë orë… E pjekim përfundimisht në furrë për disa minuta dhe e presim me kujdes, që të duket bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *