Klajd Heta:- Alida, përshëndetje! Je mësuar ta ndash jetën tëndë midis shumë shteteve. Si shkon një 24 orësh për Alidën?
Alida Duke:- Klajd, përshëndetje dhe faleminderit për intervistën! Nuk është aspak e lehtë ta ndash jetën mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, përfshi këtu dhe fundjavat që lëviz në shtete të ndryshme për koncerte. Nuk po e përmendim 24-orëshin, sepse është një stres. Filloj punë që në mëngjes e deri në mbrëmje, pasi jam e mbingarkuar me menaxhimin e hotelit që administroj gjatë javës, duke mos lënë pas dore dhe ndihmën që u jap prindërve për çdo nevojë që kanë.

-Sapo ke lançuar videoklipin tënd më të ri “Ty do të të dua”. Dy fjalë për këtë projekt?
“Ty do të të dua” është kënga me ritme latine që më ngjiti direkt në studio tek Stine sapo e dëgjova. Më pas u dashurova edhe më shumë pasi dëgjova dhe tekstin.

-Me lëshimin e këtij projekti po i paraprin ndonjë realizimi të rradhës, apo tani do fokusohesh vetëm në koncerte?
-Pas “Ty do të të dua” vjen projekti i dytë, menduar për në fillim të muajit tetor, me titullin “Alida in Da Club”. Megjithatë, them që “Ty do të të dua” do jetë një projekt që do pritet shumë mirë, pasi është punuar me shumë dashuri nga Stine, i cili shquhet si maestro për tema dashurie, për të mos folur pastaj për temat e ndarjes.

-Rikthehemi pak në kohë, në periudhën kur ti fillove të përfshiheshe në muzikë. Dimë që ke studiuar për piano! Cila është melodia jote e preferuar?
-Melodia ime e preferuar është stili R&B. Edhe pse kam mbaruar studimet për kanto, stili që më tërheq është ai energjik, ritmik. Vdes dhe për baladat melankolike, ku më japin mundësi për hapjen e vokalit.

-Sa të ka vlejtur në formimin artistik studimi i të kënduarit (pasi ti ke kryer Liceun Artistik në degën e Kantos) dhe jo vetëm e kënduara për një publik apo për qejf?

-Për një këngëtare, arritja e saj është të performojë para publikut, dhe të shohë reagimin e tij është kënaqësia më e madhe! Mund të them që më së shumti këndoj për qejf, sepse unë pa muzikën nuk rri dot. Mund të lë gjithçka në jetë, por muzikën kurrë!

 – Kënga jote “Sa duhemi” ka shkaktuar një “boom” në muzikën moderne atëherë, sidomos në grupmoshat e reja. Përmban kujtime për ty kjo këngë?
– Këngën “Sa duhemi” edhe sot e performoj kudo që shkoj, në SHBA, Itali, Zvicër, Gjermani, Greqi, si dhe në qytetin e Londrës. Habitem akoma që pritet në mënyrë fantastike, dhe e këndojnë bashkë me mua të gjithë grupmoshat. Më kujtohet çdo moment që kam kaluar, çdo detaj! Mbaj mend që shkuam me Stinen në Maqedoni të realizonim videoklipin me regjisorin Alexander. Nuk më fshihet asgjë nga kujtesa, pasi ishte kënga e parë me të cilën unë u paraqita në publik.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *