Makina ime është një Seat Ibiza viti 2005. Sot kur tentova të përdor çelësin ai nuk merrte asnjë komande dhe u detyrova që t’a hap manualisht. Mendoni se bëhet fjalë vetëm për një problem me çelësin apo ka ndonjë problem me makinën? Faleminderit

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Ju falënderoj për besimin tuaj! Nga ajo që ju më përshkruat më lart, duket sikur kemi të bëjmë me një defekt të një baterie të shkarkuar totalisht. Ka shumë mundësi që ju duhet thjesht të rikarikoni baterinë, ose ta ndërroni atë, për të korrigjuar këtë defekt.Për të qenë të sigurtë nëse pulti do të punojë pasi të rikarikohet bëni provën sërish në automjetin tuaj që ai nuk është i dëmtuar po thjesht ka qenë e nevojshme të ndërrohet bateria.Uroj të jeni i kënaqur me përgjigjen. Faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *