Mashtrimi
Gazetashitësi ecën në rrugën qendrore të qytetit, duke thirrur me të madhe: “Mashtrim i jashtëzakonshëm, 53 viktima!”.
Një kalimtar kureshtar, ndalet, blen gazetën dhe nis ta lexojë me kujdes, për të gjetur se ku është lajmi i mashtrimit të jashtëzakonshëm, ndërsa dëgjon gazetashitësin që ikën, duke bërtitur sërish: “Mashtrim i jashtëzakonshëm, 54 viktima!”.

Te psikiatri
Psikiatri, pacientit: – Kur keni filluar të besoni se ju nuk jeni njeri, por qen?
Pacienti, psikiatrit: – Oh, doktor, qëkur isha këlysh i vogël…

Bjondia
Një bionde futet në farmaci dhe e pyet farmacistet nëse mund ta peshojë vogëlushin që ka në krahë. Farmacistja i thotë se peshorja për fëmijë është prishur, por ata mund të përdorin peshoren për të rritur.
– E si? – pyet e habitur bjondia.
– Po ja, – sqaron farmacistja, – Në fillim peshohet nëna me beben në krahë dhe pastaj nëna, vetëm. Duke zbritur peshën e nënës nga pesha e të dyve, do të arrijmë të gjejmë peshën e bebes.
– Oh, sa keq që nuk e bëjmë dot këtë… – thotë bjondia.
– Po ju…
– Epo, unë jam tezja, jo e ëma!

Shitësi
Një shitës merr një ndihmës në dyqanin e tij dhe, në ditën e parë të punës, i thotë të shikojë si sillet ai me klientët, që të mësojë se si, nëse klienti kërkon një produkt, ai arrin t’i shesë dy. Në dyqan futet një zonjë që kërkon detergjent për mobiljet. Shitësi ia sjell dhe bashkë me të, edhe një detergjent për xhamat, duke e këshilluar që, nëse pastrohen mobiljet dhe xhamat janë të palarë, nuk do të duket puna e bërë te mobiljet…
– Oh, s’e kisha menduar këtë… – thotë zonja dhe i blen të dyja produktet.
Më pas futet një zonjë tjetër që kërkon detergjent për xhamat. Shitësi ia jep dhe e këshillon të marrë edhe një detergjent për mobiljet. Zonja i thotë se nuk i nevojitet, por ai e bind se, nëse lan xhamat dhe mobiljet janë të papaastruara, puna e bërë me xhamat do të shkojë kot. Zonja bindet dhe i blen të dyja. Për të vërtetuar nëse asistenti e ka kuptuar si veprohet, e lë atë të merret me zonjën e tretë që futet në dyqan.
– Me çfarë mund t’ju ndihmoj? – e pyet asistenti…
– Më nevojitet një pako lines! – thotë gruaja.
Asistenti futet në magazinë dhe i sjell një pako lines, një detergjent xhamash dhe një tjetër mobiljesh.
– Më duket se nuk u kuptuam… – thotë zonja… – Unë ju kërkova vetëm lines!
– E di, – e ndërpret shitësi, – por meqë për një javë nuk do të bëni dot seks, pse të mos i japim një të pastruar shtëpisë?

Postieri dhe papagalli
Postieri shkon të çojë letrën në një vilë fshati, por para se të futet, shikon një tabelë ku shkruhet: “Kujdes! Papagall i rrezikshëm!”. Postieri qesh me vete: “Epo, edhe kjo s’ishte parë e dëgjuar! Të kishte qenë ndonjë qen, edhe do të isha trembur, por një copë papagall?!” dhe futet brenda pa iu dridhur qerpiku. Sapo shkel barin, ai dëgjon zërin e papagallit që bërtet:
– Haje Bubi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *