(Ky shkrim këshillohet të lexohet nën tingujt e “You can leave your hat on” http://www.youtube.com/watch?v=jbqpG5fYai4)

Diku është gjoksi, diku është fundshpina, diku një pamje e plotë e nudos ku gjethen e Evës, e zëvendëson një trëndafil. Ndonjëherë janë reale, shpesh ka meritë bisturia e diku tjetër photoshopi, por në çdo rast, kjo mban gjithmonë të njëjtin emër: Lakuriqësi, që edhe pse artistike, huton, shokon e në një vend si Shqipëria, jo rrallë, edhe skandalizon. Dëshirë për famë, për para apo thjesht për të mbetur në qendër të vëmendjes?! Jua lëmë juve ta gjykoni, por duket se në secilin rast, vajzat ia kanë dalë të marrin çfarë duan, për sa kohë mbeten ende emrat më të lakuar të skenës, duke rivalizuar ndjeshëm edhe “kolegen” e tyre ndërkombëtare, Kim Kardashian. E ndërsa këto “nimfa” të skenës e kanë “thyer tashmë akullin”, ne po përpiqemi të paramendojmë se cila do të jetë nudoja e radhës…

bleonaa bleona bleo bb

 

 

 

 

 

 

 

 

Bleona
Në rastin e saj, gjithë sa duhet për të qëndruar në shou bizz, mund të konsiderohen “leksion i mësuar”. Na e provoi këtë pak ditë më parë, me pjesëmarrjen e saj thuajse nudo në AMA (American music awards) kur hutoi median e tërë ndërkombëtare, edhe pse u listua e dyta e veshur më keq në këtë event. Pati nga ata që thanë se Bleonës i duhej urgjentisht një stilist, por çfarë nuk përbën diskutim, është se në të vërtetë, Bleona e di mirë se çfarë të mban në treg, ndaj edhe krahas intervistave e kopertinave pa fund, apo fotove me personazhe të famshëm nëpër festa e evente botërore, nuk mund ta privonte botën mbarë nga pamje si këto që shihni e që tejkaluan çdo parashikim sepse Bleona “is too sexy for her clothes” (është shumë seksi për rrobat e saj). Në gjithë sa ajo bën, mund të kuptosh dy gjëra; ose guximi dhe çmenduria do ta çojnë larg këtë vajzë, ose kështjella të ngritura në rërë mund të rrëzohen një ditë përpara këmbëve dhe ne, sigurisht, nuk e duam këtë të fundit, sepse përpjekjet duhet të vlejnë për diçka, apo jo?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *