– Dr. Mira, kam një djalë 2 vjeç, dhe është diagnostikuar me bronkopneumoni. Për këtë u shtrua edhe në spital. Por ca ditë pas shtrimit ju mbush trupi me pulla të kuqe të shoqëruara me kruarje. Na thanë se shkaktar i kësaj ishte një antibiotik: cutason-prednison! Me thënë të drejtën s’e kuptova çfarë ishte ky ilaç që i dha djalit tim alergji. Ju lutem më sqaroni a ka mundësi të japin ilaçet alergji, çfarë të bëj se kam ra në hall të madh, ku ta çoj dhe pse i ndodhi kjo gjë. Ju lutem më ndihmoni. Me respekt D.
Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E nderuar zonjë ilaçet që përdoren për sëmundje të ndryshme dhe sidomos antibiotikët japin shumë shpesh alergji. Alergjitë nga ilaçet janë alergji që shfaqen në forma më të larmishme dhe më të ndryshme se të gjitha alergjitë e tjera të shkaktuara nga shkaktarët e tjerë. Ajo që më duhet t’ju them është që në rastin e fëmijës tuaj një konsultë me mjekun alergolog do të sqaronte nëse ishte një alergji nga mjekimi i përdorur, apo nga një gjendje alergjike edhe nga problemi viral i shkaktuar. Them kështu pasi, në shumicën e rasteve, këto dy gjendje të përjetuara nga fëmiëjt ngatërrohen shumë shpesh dhe mund të akuzohet padrejtësisht ilaçi i përdorur. Predisooni që pyesni është medikament që përdoret në raste të tilla alergjie, pra, për kurimin e tyre sidomos në rastet emergjente. Ju them sërisht që duhet të konsultoheni me mjekun alergolog dhe çdo analize që do të bëni pa rekomandim të këtij specialisti do të ishte jo e dobishme dhe jo ndihmuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *