Аstronomët australianë zbuluan yllin më të vjetër të Gjithësisë. Mosha e tij arrin në 13 miliardë e 600 milionë vjet. Ky yll është formuar dy milionë vjet pas Shpërthimit të Madh dhe ka shërbyer si fillim i zgjerimit të Gjithësisë. Mosha e yjeve që është menduar deri tani se janë më të vjetrit, nuk i kalon të 13 miliardë e dy milionë vjetët. Sipas mendimit të astrofizikanëve, ky yll ndodhet në një distancë 6 mijë vite drite larg nga Toka jonë. Shkencëtarët janë të vendosur të vazhdojnë kërkimet, pasi mendojnë se ka yje edhe më të vjetër në moshë se ky që u zbulua tani. Sidoqoftë, zbulimi i këtij ylli do të japë material të bollshëm për të parë se si është zgjeruar Gjithësia pas Shpërthimit të Madh dhe konkretisht, për evoluimin e jetës së vetë yjeve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *