Por unë e di
S’më bënte zemra që të ikja,
dicka më mbante peng aty,
teksa hidhja hapat nazike,
thellë më “vrisnin” ata sy!
Fshehtas hidhja një shikim,
rrëmbithmi “Ai” pa më parë,
me një buzëqeshje, shpirti im,
drridhej për të si i marrë.
Do doja fortë ta përqafoja,
dhe pse do beja një mëkat,
si lozonjare “fluturoja”
kur më buzëqeshte që nga larg.
Ai diç fshinte nën qerpik,
një mall të heshtur, pa e ditur,
O Zot, më ndal, sdua të ik’
Ajo, që vite e kisha pritur.
E doja fortë si asnjeri,
Vetes ja mohova mijra herë,
Por thellë ne zemer une e di,
Ai eshte gjaku që në vena rrjedh! Dorina Mushi
Endërr
Në isha në ëndërr a realitet, këtë nuk po e kuptoja
por fillova një moment veten dot se komandoja..!
Nuk e dija se ku isha, nuk dija se nga shkoja
veprimet që po bëja, dot veten se besoja ..!
U ngrita pupthi mbuluar në djersë
një emër pa vetëdije filloj e thërres
thërrita fortë me plot fuqi
po atë që therrita nuk ishte ai..!
fillova me veten thellësisht të mendoja
keto gjëra kurrë më parë si ëndërroja …
Pyes veten në qetësi,
kujdes e dashur nuk je më ti
u hutova në errsirë
më dukej sikur isha e lidhur në zinxhir
Ato dhimbje që ndjeja në trup
gjithcka me veten më dukej e ngurtë..!
Vec ajo errësira më pëlqente
nuk doja askush të më shoqëronte
përvec lotëve që pikonin, asgjë tjetër smë qetësonte.
Më dukej sikur më përgjonin
cdo veprim që bëja sikur më përgojonin..
E vetmja gjë që hynte në atë dhomë ishte drita e hënës
nderkohë që me veten meditoja më dukej sikur me therriste zeri i nenes .!
U ngrita ne cep te dhomës shkova,
hapa sytë e vështrova përreth
falenderova zotin që ishte ëndërr e jo realitet… Maurisja Xhamaqi
Dhimbja dhe unë..!
Po po sonte më duhet ti jap fund,
është hera e fundit që lejoj dhimbjen të më mund…
po përse u dashka që gjith jetën të bëjmë kompromise?
Kur askush s’të jep siguri për gjërat që vetë i stise.
Kam vendosur që me një sy tjetër të ardhmen të shoh,
mbase ky diell i vakët sot nesër do të më ngroh.
Nuk jetohet më me iluzione optike,
ylberi që pas shiut del të jep shpresë jetike.
Gënjeshtër sot nesër një mashtrim,
e dhimbja ska fund e ti ske shpëtim.
Më thonj duhet të kapemi pas shpresës së fundit,
është jeta jonë ndaj s’duhet ta humbim.
Éndërrojmë për gjërat që duam të na ndodhin,
si përgjigje marrim helmë që duan të na ngordhin.
Po një gjë dijeni mire ju të gjallë,
dje isha nje ëngjëll po nesër behem djallë. Bruni Hyka
LAMTUMIRE!
I dehur nga dashuria jote unë jetoj
kam pirë e jam bërë tap,
në momentin që zemra ime të dashuroj
Po c’desha unë që të dashurova..?
vallë në ate moment nuk mendova?!
Oh Zot, ku ka mendime në atë moment.
Vec më vjen keq, që ti, një gjë që quhet ndjenjë, nuk e njeh.
Unë e njoh, e dua,
ti mos më gjyko mua
ti nuk doje puthje, e nuk ti dhashë
kur i doje….?
Peng ti lash..
rri zemër, të lutem, rri rehat
ti doje frymëzimin të bëheshe poete?
Unë ta dhashë!!
Tani zemër!
LAMTUMIRE!!!! Ylli Jahaj
Fund i etur..!
Në heshtje të bardhë u mbyt gjithësia.
Dhe ti e heshtur në një cep në dhomë.
U end si ajër midis nesh dashuria
E përfundoi në qerpik-bashkuar, të njomë.!
Në heshtje të bardhë dhe shiu që binte.
Dhe shiu i syve nën heshtjen e bardhë.
Tek-tuk ndonjë fjalë me erën që frynte.
Vështrime të fshehur gjithnjë e më rrallë..!
Momente qetësie, ku heshtja të vret…!
Ku fjalët thërrasin me zërin e humbur.
Ku zemra, dëshira dhe shpirti thërret.
Vec gërma vërtiten, si pluhur i shkundur..!
Të dua e dashur dhe pse s’jam i yti..
As ti s’je e imja, më do edhe ti.
Pasioni i cmendur te dyve na mbyti.
Dhe fundi i etur kërkon që të vijë…!
Pranoje pra fundin dreqi e mori.
E cirru e qaj, a gëzohu më pas.
Udha që morëm këtu ne na nxori.
Dhe fundi i etur kërkon të thërras.!
Ma jep përshëndetjen për herën e fundit
E lëre pasionin pa ‘’sy ‘’ të humbasë..!. BLEDI YLLI
Iventar dashurie
Dy dashuri platonike
Hije të panjohurish që më urrejnë
Sy e veshë që më ndjekin prapa me përçmim
Një xheloz i çmendur
Përpiqet zemrën ta fitojë pa mundim
E mbi të gjitha këto një dashuri e vërtetë
E endur me fijet e shpirtit tim
Si një maçok i pagjumë
Gërvisht muret brenda
Shpirtit tim… Alban Arapi.
Jam unë…
Jam unë e gjetur në mes botes ku kerkoj arsye
jam unë e gjetur mes erresires ku kerkoj drite
jam unë ne mes gjithckaje ku kerkoj cdo gje
jam unë ambicioze për çdo sfide te jetës
ëndërroj enderrime të largeta
thjeshtësi në mendjen time
mbizoteron nder vite
brengë në zemer gjithmone familja ime
e mundim ajo cka e terbon ate
te lartesoj idete ne mendje me rri
sepse jam unë e rrethuar nga dashuria
por në mungese të saj
me trillime të vrasjes larg
me zemer të madhe që ekziston në toke
e ne qiell parajsa që do më marre
bote kuptimplotë mjergull
sepse jam unë ajo që egzistoj… Steljana Bardhaj
Sa pak për ty është kjo këngë!
Fol e qesh pa përtesë
Zemër-bluzëbardhë
Dora aq e lehtë
Si puhizë mbi ballë.
– C’qenke kaq e shkuar
Me mall motre, nëne;
Pas punës harruar,
Diç u merr nga dhembjet
– Mbi krye të argjendtë,
Thinjat më të shpeshta
Pak është kjo këngë
Pak dhe këto rreshta… Izet S. Culli
Miku im
Se si ndodhi keshtu.! C’te them miku im.
Me durove te durova tashme vite me radhe.
Sa zenka, sa te qeshura, buzeqeshje e hidherim
Ne nje kohe kur jeten, ne ndiqnim si te marre…
Qaja kur qaje, dhe ne gezime gezohesha
Te njejten gje beje dhe ti miku im
Por une te ndjeja.! Per këtë zot nuk shtiresha,
ndersa ti..! C’te te them, luaje nje rol, nje film! Eliona Bramo
Vetëm një cast….
Vetëm një çast dhe le te shuhem
vetëm një çast dhe le të vdes
vetëm një çast tek ty të strukem
dhe aty për jetë të mbesë.
Mbama ti shpirtin ngrohtë në zemër…
mbama ti dorën, të mos kem ftohtë
shkrima ti akullin edhe deborën
Në zemrën time, do të ndihesh ngrohtë.
Mbama ti shpresën të mos vdesë rrugës
edhe ky shpirti të mos nxjerrë lotë
Mbama ti frymën të mos ikë tutje
kur ta mbështes kokën në gjoks.
Mbaje ti kohën, mbaje ti orën
Mbaje ti mëndjen vetëm tek unë
Se po ta dije sa shumë të dua,
do të më doje shumë herë më shumë… Oltjona, 28 Maj 2014