Zakonisht, vera është ajo që sjell në televizionet muzikore, këngë dhe klipe të reja, por grupi B.O.B ka menduar që klipin e tyre të tretë ta sjellin në fillim të vjeshtës. B.O.B është grupi që përbëhet nga tre djem simpatikë dhe të talentuar Odc Bob, Bkz Bob dhe Amilli Bob, dy prej të cilëve vëllezër, Bkz dhe Odc, të lindur në SHBA dhe aktualisht me banim atje, kanë zgjedhur që klipin e tyre të tretë ta realizojnë pikërisht në SHBA edhe pse suksesin e kërkojnë në Shqipëri. Si duket, dy klipet e para “So fly” dhe “Stay With me” kanë qenë si një shijim i asaj që do vijë në klipin e tretë, që sigurisht do jetë goxha i realizuar. Titullin e këngës, djemtë preferojnë ta lënë surprizë dhe ta publikojnë në momentin e duhur. Ajo që është e sigurtë është se kënga do jetë një ndërthurrje mes anglishtes dhe shqipes, një trend tashmë i ndjekur dhe i suksesshëm. Ne i urojmë djemve suksese dhe shpresojmë vërtetë të surprizojnë publikun duke goditur në shenjë, të tretën por të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *