Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi ishin në qendër të vëmendjes së mediave ditën e djeshme, pas një “konflikti” virtual.
E gjitha nisi kur Fejzullahu gjatë një interviste u shpreh se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, ndërsa mori shembull Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milionë klikime.
Pas deklaratës së tij, ditën e djeshme Mumajesi reagoi përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk ka qenë asnjëherë shembull për blerjen e klikimeve.
Gjithashtu kantautori u shpreh se nuk ndërhyn në jetën e të tjerëve dhe kërkon të njëjtën gjë nga ata.
Megjithatë, pos këngëtarit Flori më vonë ka edituar shkrimin duke akuzuar në fund edhe gazetarin e emisionit, Shpend Lipa, i cili thjesht është pajtuar me fjalët që Sabriu ka thënë.