Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shenja që lidhja juaj është abuzive


Keni ndjerë ndonjëherë se jeta me partnerin/en tuaj është si thikë me dy presa? Nëse po, atëherë ka gjasa që ajo të jetë problematike ose abuzive. Kjo mund të vlejë si në planin psikologjik, ashtu edhe në atë fizik, ose edhe në të dy së bashku. Ja disa shenja të pagabueshme se lidhja juaj ju bën më shumë keq se mirë.

1. Ushtron presion

Nëse ndjeni se partneri/ja juaj ushtron presion tek ju deri në atë pikë sa ndjeni që liria dhe lumturia juaj varen prej tij/saj, atëherë këtu ka një problem. Ndjesia e mungesës së ekuilibrit mund të lërë shenja të thella në jetën tuaj dhe kjo është një shembull tipik i ushtrimit të presionit.

Advertisement

2. Posesivitet

Posesiviteti i tepruar mund ta dëmtojë shumë një lidhje. Është shumë e bezdisshme të ndjeni që partneri/ja ndjekin nga afër aktivitetet tuaja të përditshme, kontrollojnë mesazhet dhe emailet tuaja dhe bëhet xheloz/e sa herë që nuk jeni me të.

3. Izolim

Vazhdim i posesivitetit është edhe përpjekja që t’ju shkëpusë nga familja, apo shoqëria, t’ju marrë telefonin ose makinën dhe të përpiqet t’ju mbushë mendjen të lini edhe punën. 

4. Sjellje manipuluese

Keni vënë re shenjat emocionale të një lufte që mund të bëhet brenda jush kur partneri /ja  juaj kërkon angazhim të menjëhershëm që në momentin që ju ka konfirmuar  dashurinë e tij/saj dhe ju nuk dini si t‘i përgjigjeni? Kjo është një mënyrë e djallëzuar për t’ju bindur që të lidheni me të kur ende nuk jeni gati për këtë hap të rëndësishëm dhe kjo shënon fillimin e një lidhjeje jo të shëndetshme.

5. Kontroll i plotë

Përpjekja për të kontrolluar partnerin me dëshirën e madhe për ta dominuar atë, bashkangjitur me neglizhimin dhe lënien pas dore janë me siguri shenja të një lidhjeje që nuk ia vlen të vazhdohet.

6. Cikli vicioz i dhunës- pendimit

Nëse partneri juaj ndjek ciklin vicioz të dhunës trupore dhe në vazhdim, kërkon falje duke gjetur justifikime të ndryshme për këtë, atëherë duhet ta lini sa më shpejt. Pendimi dhe dhuna nuk pajtohen me njëri-tjetrin dhe tregojnë se partneri/ja nuk ju respektojnë aspak si qenie njerëzore.

7. Ju poshtëron vazhdimisht

Mospërputhjet e mendimeve dhe grindjet janë të zakonshme në një lidhje, por nëse ndodhin shumë shpesh, atëherë duhet të tregoheni të kujdesshëm. Kjo vlen akoma më shumë nëse partneri/ja juaj kanë zakon t’ju kritikojë dhe t’ju poshtërojë vazhdimisht në mënyrë që t’ju imponohet dhe nuk kërkon falje për këtë.

8. I ndryshon humori vazhdimisht

Shqetësimi i vazhdueshëm për ndryshimet e papritura të humorit të partnerit/es tuaj, pasiguritë dhe  kërkesat e paarësyeshme, mund ta kthejnë edhe lidhjen më të mirë në ferr.  

9. Akuzon gjithmonë të tjerët

Nëse partneri/ja juaj akuzon gjithmonë të tjerët për gabimet e tij/saj, ose shefin, ose familjen apo juve dhe nuk e merr kurrë përsipër fajin, atëherë të jeni të sigurtë se lidhja juaj është duke përballuar probleme.

10. Pritshmëri jorealiste

Një lidhje mbështetet në mirëkuptimin e pikave të forta dhe të dobëta të tjetrit. Kështu, kur njëri nga dy partnerët kërkon përkryerje nga tjetri, pa qenë i disponueshëm të pranojë edhe defektin më të vogël, atëherë lidhja mund të bëhet helmuese.

11. Ju bie në qafë shpesh

Ndonjë “shaka” e lehtë herë pas here është e pranueshme, por ta ulësh dhe ta vësh në pozitë të vështirë tjetrin dhe ta bësh të ndjehet një zero është një shenjë që lidhja është abuzive.

12. Seks i dhunshëm

Nëse partneri/ja juaj nuk merr parasysh preferencat tuaja dhe përdor dhunën dhe detyrimin gjatë seksin, ka ardhur koha t’i jepni fund kësaj lidhjeje. Në një lidhje të shëndetshme nuk ka vend për dhunë, detyrim dhe poshtërim.

13. Sjellje flirtuese

Nëse partneri/ja fillojnë e i rrotullojnë sytë lart e poshtë duhet të filloni të shqetësoheni, por nëse fillojnë të flirtojnë haptas me seksin e kundërt, duke mos e çarë kokën për atë që ndjeni ju, atëherë duhet ta mendoni seriozisht ndarjen.

14. Dashuri me kushte

«Të dua, por…”. Kjo gjë në fillim mund të duket e këndshme, por njerëzit manipulues e përdorin këtë taktikë për t’ju kritikuar, ose kërcënuar. Me këtë mënyrë dëmtohet besimin juaj në vetvete dhe në aftësitë tuaja.

15. rcënim r vetëvrasje

Të dashuruarit janë të ndjeshëm ndaj sulmeve të papritura. Kur partneri/ja juaj kërcënon se do të vetëvritet vetëm që t’i shkojë e vetja, dijeni se po shfrytëzon ndjenjat tuaja, gjë që tregon akoma edhe një shenjë të një lidhjeje problematike.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Disa gjëra që duan të gjithë burrat në seks

Next Post

Ja pse janari cilësohet si muaji më i keq i vitit..!

Advertisement