Zakonisht, studimet përqendrohen te gjërat që joshin më shumë burrat dhe gratë, tiparet që u duken më të dëshirueshme te seksi i kundërt… Këtë herë, shkencëtarët e universitetit të Uestern Sidneit, Indianës, Floridës, Singaporit dhe Rutxhersit kanë ekzaminuar “tiparet e padëshirueshme të personalitetit” që bezdisin të dyja palët. Studiuesit kanë bërë gjashtë studime të veçanta për të përcaktuar se çfarë konsiderojnë mangësi më të mëdha burrat e gratë kur vjen puna te një partner/e potencial/e. Zbulimet e tyre kanë qenë vërtet interesante…

 

 

Të dhëna të përgjithshme

Tiparet negative ndikojnë më shumë te lidhjet afatgjata, sesa tek ato afatshkurtra (pasi ti investon më shumë te partneri kur lidhja është e gjatë dhe në lidhjet e shkurtra i anashkalon disa gjëra). Gratë kanë më shumë bezdira të tilla sesa burrat, mbase ngaqë ato rrezikojnë më shumë (për shembull, ato kërkojnë dikë që mund t’i mbajë ato dhe fëmijët). Gratë dhe burrat që e konsiderojnë veten shumë të dëshirueshëm dhe kanë shumë tipare të favorshme, shprehën më shumë pakënaqësira të tilla. Së fundmi, doli në pah se njerëzit u jepnin më shumë rëndësi tipareve negative sesa atyre pozitive, gjë që do të thotë se të parat i errësojnë të dytat, sado të mira të jenë ato.

 

Studimi

Në një nga studimet e publikuara në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Shoqërore, studiuesit u dhanë 5541 beqarëve të rritur një listë me 17 tipare negative të personalitetit dhe i pyetën se cilat u dukeshin më pak joshëse në një partner për lidhje afatgjatë. Megjithëse kishte më shumë gra sesa burra që shprehën “bezdira”, pati më shumë ngjashmëri sesa ndryshime mes sekseve. Shihni më poshtë rezultatet (dhe merruni urgjentisht me pamjen e jashtme nëse jeni fajtor për numrin 1)…

 

  1. Pamje e jashtme e parregullt dhe e neglizhuar

Tipari më pak joshës për gratë dhe burrat bashkë ishte një “pamje e jashtme e çrregullt, ose e papastër”, sipas 71% të grave dhe 63% të burrave.

  1. Përtacia

72% e grave dhe 60% e burrave nuk e duronin dot një “partner përtac”.

  1. Kërkues

Nëse ju jeni shumë kërkues, atëherë 69% e grave dhe 57% e burrave kanë tendencë të largohen prej jush.

  1. Pa humor

Mungesa e sensit të humorit është një mangësi e madhe për 58% të grave dhe 50% të burrave.

  1. Largësia (gjeografike)

47% e grave dhe 51% e burrave nuk do të qëndronin të lidhur me një partner që jeton larg. E kemi thënë edhe më parë: larg syve, larg zemrës.

  1. Të këqinj në shtrat

“Seksi i keq” ishte i mjaftueshëm që 50% të grave dhe 44% të burrave t’i jepnin fund lidhjes.

  1. Pasiguria në vetvete

Nëse një burrë apo një grua nuk kanë besim në vetvete, 47% e grave dhe 33% e burrave nuk do të lidheshin me të.

  1. Të fiksuar pas teknologjisë

Një partner i konsumuar nga shikimi i “shumtë i televizorit apo videolojërave” nuk është i dëshirueshëm për 41% të grave dhe 25% të burrave.

  1. Nivel i ulët i epshit

Për 27% të grave dhe 39% të burrave, mungesa e epshit është një arsye e mjaftueshme për ndarje.

  1. Kokëfortësi

Për 34% të grave dhe 32% të burrave, një partner shumë kokëfortë nuk është tërheqës në asnjë mënyrë, apo formë të mundshme.

  1. Llafazan

20% e grave dhe 26% e burrave nuk e durojnë dot një partner/e që “flet shumë”.

  1. Shumë i heshtur

Duhet të ekzistojë një e mesme e artë, sepse 17% e grave dhe 11% e burrave nuk durojnë dot as një njeri “shumë të heshtur”.

  1. Shumë të sinqertë

Të qenit shumë i sinqertë është një karakter i padëshirueshëm për 17% të grave dhe 11% të burrave.

  1. Nuk i pëlqejnë fëmijët

Dikush që “nuk do fëmijë” është i papranueshëm për 15% të grave dhe 13% të burrave.

  1. Me fëmijë nga pas

Nga ana tjetër, 12% e grave dhe 14% e burrave nuk duan një partner që ka fëmijë.

  1. Shumë atletik

10% e grave dhe 7% e burrave thanë se preferonin që partneri/ja i tyre të mos ishte “shumë atletik”, megjithëse ne nuk e kuptojmë mirë përsenë…

  1. Jo sportiv

Nëse dikush konsiderohet si “josportiv”, 6% e grave dhe 7% e burrave i thonë atij/asaj sajonara (lamtumirë, në japonisht).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *