Vesa Luma ka surprizuar ndjekësit e saj teksa ka folur për herë të parë për arrestimin e papritur me Big Bastën në Mal të Zi. E ftuar në emisionin radiofonik të Roza Latit, “Hangover”, Vesa Luma pranoi publikisht se ishte arrestuar njëherë bashkë me bashkëshortin e saj, Big Basta. Edhe pse këngëtarja kosovare nuk dha asnjë arsye specifike që detyroi uniformat blu të arrestonin dyshen, e quajti “gjënë më pa lidhje” që u kishte ndodhur ndonjëherë. Gjithçka kishte ndodhur në Mal të Zi, ku Vesa dhe Big Basta ishin ftuar të këndonin në një koncert.  “Bashkë me Gerin (Big Basta) jemi arrestuar në Mal të Zi. Ishim në një koncert dhe ka qenë gjëja më pa lidhje që na ka ndodhur ndonjeherë. Kemi qenë me policinë nga mbrapa, dhamë koncertin dhe u kthyem prapë në stacion të policisë”, tha Vesa.

Irsa Qosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *