Udhëkryq

Dua të arratisem!

Përshëndetje gazeta Intervista dhe të gjithë lexuesit e rubrikës udhëkryq. Unë jam një zonjë 45 vjeçe dhe jetoj në Itali. Kam vetëm një fëmijë por që ende nuk ka arritur në moshën që të më kuptoj se si ndihem apo që unë ti qaj një hall ndaj dhe po i drejtohem rubrikës tuaj për të marr një mendim duke lënë jashtë paragjykimet.  Vetëm vitin e parë të martesës tonë mbaj mend që kam kaluar mirë me bashkëshortin tim, më pas gjërat u ftohën, këtu jam e vetme dhe nuk kam asnjëri, shkoj në punë, vij në shtëpi kjo është dita ime, nuk kam me kë të qaj një hall, ai nuk më ndihmon fare në asgjë, vetëm vjen në shtëpi lahet, ha bukë dhe shtrihet të flej gumë. Nuk i interesoj as unë e as fëmija. Kur i them se është më e mira të ndahemi fillon bëhet nervoz dhe shan nëpër shtëpi me fjalë banale dhe duke kërcënuar, ju vras morrët vesh ju vras. Ndonjëherë më vjen të arratisem dhe të kthehem në Shqipëri e të njihem me dikë që ta pranojë këtë situatë por kam frikë nga paragjykimet ose mos kthehet edhe ai më gjen e më bën keq mua dhe fëmijëss. Ju lutem mund të më jepni një mendim se si duhet të veproj, jam në dilemë të madhe?

– Sigurisht që bërtet se nuk e lejon egoizmi prej burri të të japë divorc. Mënyra e duhur nuk është arratisja por një bisedim me tët shoq. Ti thuash çfarë e shqetëson? Pse nuk të jep vëmendje? Ndjen më për ty? Mos ka të dashur? Dëshiron ta vazhdojë martesën? Nuk mund të ikësh në një kohë që je e martuar dhe të zësh të dashur. Problemi nuk janë thashethemet por ti duhet të ndash gjërat dhe pastaj të bësh atë që dëshiron. Roza

– Ti jeton në Itali e shumë mirë mund ti drejtohesh ndonjë shoqate për mbrojtjen e grave e të transferojnë në ndonjë vend ku ai nuk të gjen Mirko

– Zonjë e nderuar, nëse aty s’ke guxim ta ndash e ti kundërvihesh atëherë ik largohu prej tij, s’ke pse sakrifikon jetën për dikë që nuk të vlerëson. Çdo e keqe e ka një të mirë pas. Mos ki frikë. Shiko jetën tënde. Dion

-Për aq kohë sa ai nuk ju kushton vëmendje ju keni shumë të drejtë që të ndaheni dhe mos merrni parasysh kërcënimet e tij. Ulu sqaroje dhe nëse ju kërcënon prapë regjistroja me një telefon kërcënimet që ju bën dhe thojini t’iu lërë të qetë ose do e denoncosh në polici. Sajmir

Njerëz me zor nuk mund të mbash por ke edhe nga ata lloj maniakësh që nuk të shqiten dhe duhet të qëndrosh me ta patjetër. Erisa

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *