E dashur Lorela përshëndetje! Unë jam mamaja e një vajze në klasën e dytë. Prej një viti vajza më ka filluar një ves që ha thonjtë, i kam bërtitur disa herë por është e kotë, në një moment ajo harron dhe fillon prapë. Nuk e kuptoj pse e ka këtë ves dhe ju lutem më thoni  çfarë duhet të bëj për t’ia hequr? Faleminderit

 Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan dhe që sjell në vëmendjen tonë e të lexuesit çështje që duken të thjeshta, por janë të rëndësishme. Të gjithë njohim fëmijë të cilët hanë thonjtë dhe në shumicën e rasteve e perceptojmë si një “ves” apo sjellje të zakonshme që ndodh rëndom. Për hir të së vërtetës, ngrënia e thonjve mund të mbartë domethënie më të rëndësishme, e nëse nuk trajtohet siç duhet në moshën e fëmijërisë, do të vazhdojë të shfaqet dhe në moshën e rritur. Është një sjellje e cila shfaqet rreth moshës 4-5 vjeçare dhe në shumicën e rasteve është tregues i një parehatie apo pakënaqësie që fëmija përjeton; duke kryer një veprim të caktuar (në këtë rast, ngrënien e thonjve), fëmija shkarkon ankthin. Mund të shfaqet në formën e një sjelljeje qetësuese lidhur me një ankth të përgjithshëm apo ankthit që vjen si rrjedhojë e situatave specifike: hyrja në kopësht, ardhja në jetë e një fëmije tjetër, konflikte brenda familjes, xhelozi apo pasiguri. Në thelb, nuk është aq shqetësues veprimi i ngrënies së thonjve pasi është më e rëndësishme të kuptohet se çfarë motivi qëndron pas tij dhe arsyet që e nxisin fëmijën të hajë thonjtë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *