Dritan Jashari është nga ata këngëtarë që di t’a mbajë publikun në koherencë dhe të sjellë gjithmonë këngë të bukura. Pas një turneu në Amerikë, ai ka realizuar një këngë të cilën ia ka kushtuar komunitetit dibran në Amerikë, nga ku i ka vënë dhe titullin këngës, “Gjeta Dibër në Amerikë”. Kjo këngë është shoqëruar me klip dhe shumë shpejt do jetë për publikun e tij d otë pasohet nga një tjetër këngë patriotike, në nder të një luftëtari të UÇK-së, nga Dibra e Madhe.

 

– Dritan, Si do që ta nisim këtë intervistë tënden, në gazetë Intervista?

– Do ta nisim me një urim për të gjithë miqtë e mi që më kanë mbështetur dhe mnë kanë besuar në turneun tim në Amerikë. Kam kaluar një sezon të mrekullueshëm atje. Gjithashtu doja të flisja pak edhe për këngën time të re e cila është një përkushtim dhe falendërim ndaj atyre që më mirpritën atje dhe veçanërisht dibranëve të mi.

– Këtu doja të dilja. Ti sapo ke realizuar edhe një këngë të re, a do kemi një klip të ri, na trego pak më shumë?

– Sigurisht që do ketë një klip që shoqëronë këngë “Gjeta Dibër në Amerikë”, i cili sipas parashikimeve, duhet të dalë dikur pas një jave, sepse xhirimet janë mbyllur dhe është gati.

–  Çfarë pret nga publiku yt me sjelljen e këngës së re?

– Pres mbështetje dhe vlerësim nga publiku, për atë që meritoj. Unë i jam shumë mirënjohës publikut tim dhe e falënderoj për mbështetjen që më ka dhënë për gjithë këto vite.

– E ke menduar se deri kur do këndosh?

– Derisa të jem në gjendje të shikoj diellin që lind.

– Nëse një ditë do të duhet mos të këndosh më?

– Të them të vërtetën nuk e kam menduar dhe nuk dua t’a mendoj.

– Çfarë ka përveç Dritanit dhe muzikës?

– Ka përkushtimin ndaj familjes, familja është angazhimi im kryesor.

– Ke vite që merresh me muzikë?Kush të ka mbështetur ty në fillimet e tua në muzikë?

– Familja, publiku, dibranët e mij.

– Do na zbulosh diçka nga planet afatshkurtra?

– Kam një lëngë patriotike” Lamtumirë trim”një këngë që i kushtohet luftëtarit të UÇk-së, nga Dibra e Madhe, Fatmir Bregut. Këtë këngë e kam në realizim e sipër dhe që besoj shumë shpejt do ta realizoj edhe ta prezantoj për publikun tim.

– Po ato afatgjata?

– Të kem shëndet njëherë dhe të kem mundësi që të këndoj sa më shumë.

– Sigurisht që do takohemi dhe do flasim përsëri, por në fund duam një premtim nga Dritani , një premtim që ta mbash ama…!

– Premtoj se do sjell këngë të bukura, këngë që do mbeten dhe të pëlqehen nga publiku im. Faleminderit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *