Është bjonde, me sy blu, e bukur, e këndshme dhe jetën e ka të lidhur me sportin. Jo, ajo nuk është sportiste por një gazetare sportive që tashmë është bërë pjesë e ekranit të Neës24 me “Fair Play”. Enkeleida Zeko, gazetarja simpatike këtë muaj intensive të Botërorit “Rusi 2018” ka një edicion special të emisionit të saj dhe e ka quajtur “Fair Play Rusi 2018”. Është tifoze jashtë Botërorit, me Italinë dhe uron të fitojë më i miri!

 Fabjola Kuburi:-Enkeleida, përshëndetje! Si ndihesh në News24? U bë kohë që je pjesë e këtij televizioni, apo jo? Si po shkon “Fair Play Rusi 2018”?
Enkeleida Zeko:- Po, kam tre vite e gjysmë në Neës24 ku dhe bëj emisionin tim “Fair Play”. Këtë muaj, programi është i përnatshëm, lodhja është më e madhe, por evenimente të tilla si Kampionati Botëror të bëjnë që të mos ta ndjesh se sa shpejt ikin ditët.
– Nuk i ndahesh sportit! “Fair Play” ka qenë ambicie e jotja?
– “Fair Play” nuk është vetëm ambicie, është programi im. Është si një fëmijë që e ke lindur dhe mundohesh ta rrisësh çdo ditë duke i dhënë dinjitetin që meriton. Lidhja ime me sportin është e vjetër tashmë, nuk kemi arsye të ndahemi përderisa shkojmë kaq mirë (qesh).
– Çfarë të tërheq kaq shumë tek sporti?
– Nuk është çështje tërheqjeje. Unë nuk bëj sport, unë bëj gazetari. Është profesioni im dhe mundohem ta zhvilloj çdo ditë.
– Botërori sapo ka nisur. Ti je tifoze me…
– Unë jam tifoze jashtë botërorit, jam me Italinë. Por ky Botëror ka risitë e tij, si çdo tjetër. Po mundohem ta shijoj në aspektin profesional, duke pritur që niveli të rritet dita-ditës.
– Tek ndeshjet e para në Botëror, çfarë të pëlqeu dhe çfarë jo?
– Më pëlqeu që kishte shumë gola. Në fund të fundit, ato i japin bukuri lojës dhe rrisin emocionet. Nuk më pëlqeu që kishte një ngërç në ndeshjet e para të disa skuadrave të mëdha pretendente, si Argjentina, Gjermania apo Brazili. Prisja shkëlqimin e Mesit këtë herë, por nuk ndodhi.
– Pse Shqipëria nuk arrin dot më shumë se Europianin?
– Janë shumë faktorë kompleksë. U bëmë pjesë e Europianit të Francës dhe ishte një sukses i madh, por nuk duhet të harrojmë që ai edicion kualifikues pati shumë ngjarje. Nëse do ta vazhdojmë rregullisht pjesëmarrjen në Europiane, do të jetë sukses i madh. Në eliminatoret e Botërorit u renditëm në vendin e tretë, por mund të jemi pjesë e finaleve kur të bëhet zgjerimi me 48 skuadra në vitin 2026.
– Po nëse do arrinim ndonjëherë të futeshim në Botëror, a do ishte arritja jonë më e madhe?
– Padiskutim që po! Jo vetëm në planin sportiv, por ngjarje të tilla i shërbejnë imazhit të një vendi, turizmit dhe qasjes së madhe të zhvillimit.
– Në media je shprehur se sporti është pasioni yt më i madh. Duke folur për ngjeshje dhe pikë, çfarë fiton apo humbet nga sensualiteti yt?
– Puna që bëj është pasioni im më i madh. Ndihem me fat që si femër kam arritur të jap një kontribut në këtë drejtim. Plotësimi im është që bëj punën që dua plot dëshirë dhe pasion. Nuk bëj asnjëherë llogari të kësaj natyre.
– Je ndjerë ndonjëherë nën presion? Në ç’rast e ke përjetuar sportin gati si luftë?
– Jo, asnjëherë nën presion. Ka momente delikate të cilat kërkojnë një qëndrim të drejtë dhe korrekt. P.sh. zgjedhjet e FSHF në këtë fillim-viti mbartnin rivalitet dhe tension. Duhet të jesh i aftë për të përballuar çdo sfidë. Ngjarja e përfaqësueses sonë me Serbinë vite më parë i afrohej më shumë një fushë-beteje në sport.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *