Elita Rudi ka reaguar në mënyrë tejet emocionale pas aksidentit të të dashurit të saj, Gjikos. Reperi Gjiko ishte ai që u aksidentua së fundmi në tunelin e Kalimashti me veturën e tij. Në këtë aksident prezente nuk ishte Elita Rudi, por ajo ju gëzua tej mase faktit që i dashuri i saj shpëtoi pa lëndime të rënda.“I biri i preferuar i Zotit dhe dashuria ime pa kushte. Të faleminderit zot. Qëndro gjithmonë pranë meje”, ka shkruar Elita në postimin e saj ku Gjiko shfaqet në prehrin e saj. Ky është reagimi i parë i Elitës pas aksidentit që ka bërë xhiron e të gjitha mediave dhe ka shqetësuar adhuruesit e reperit. Vet Gjiko pritet të vazhdojë turneun e tij me koncerte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *