– Të dashurit tim i pëlqen shumë seksi oral, por ndihem shumë në siklet. Jo se nuk më pëlqen, por më duket diçka shumë intime dhe kam frikë nga erërat e këqia.

A duhet ta lejoj?

– Përderisa ju pëlqen, pse të mos e lejoni? E kuptoj shumë mirë sikletin që ndjeni ju, pasi shumë femra e kanë këtë problem. Ndodh shpesh te femrat që në vend që të kënaqen gjatë seksit oral nga partneri, shqetësohen për shkak të aromës intime. Është fakt që çdo organizëm ka aromën e tij, gjë që është krejtësisht normale. Feromonet që shkaktojnë aromën, në këtë rast, edhe i tërheqin meshkujt. Mos u shqetësoni kaq shumë. Përderisa partneri juaj dëshiron të bëjë seks oral, kjo do të thotë që ai nuk ndjen asnjë lloj bezdie, përkundrazi, i pëlqen. E rëndësishme është që të ruani higjienë intime në maksimum. Nëse jeni të pastër, nuk keni pse të keni frikë nga infeksionet. Vagina e femrës, me të vërtetë mund të ketë aromë të pakëndshme gjatë infeksioneve ose sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por përderisa jeni e shëndetshme dhe keni higjienë personale, nuk duhet të keni frikë.

– Burri im shikon shumë televizor në dhomën tonë të gjumit, sa edhe kur bëjmë seks, ai e ka mendjen tek emisionet. Nuk di si të veproj, pasi marrëdhëniet tonë seksuale më duken shumë të vakëta…

– Duhet t’ia bëni të qartë që nuk ju kënaq aspak marrëdhënia seksuale. Burrat kanë ego të veçantë dhe nëse i thoni se nuk ju kënaq fare, ai mund të zgjohet nga gjumi dhe të heqë dorë nga shikimi i televizorit në dhomën e gjumit. Nuk ia rekomandoj asnjë çifti televizorin në dhomën e gjumit, por edhe nëse e kanë, të paktën në momente intime, duhet ta fikin atë. Televizori vret pasionin, sepse nuk inkurajon bashkëpunim në mes të çiftit. Rrezikon dhe të përfundoni që të mos keni më dialog apo përkujdesje për njëri-tjetrin, por ekziston një zgjidhje për t’i shpëtuar këtij armiku të jetës suaj në çift. Flisni hapur me të dhe bini dakord të mbani fikur televizorin në momentin që kryeni marrëdhënie seksuale.

– Më vjen shumë turp për pyetjen time, por s’di kujt t’i drejtohem. A është normale që mua më vijnë shumë gazra gjatë marrëdhënies seksuale? Kjo gjë po më bëhet pengesë për kryerje marrëdhëniesh, jo se më thotë gjë burri, por ndihem keq unë…

– Është shumë normale. Çdonjëri prej nesh çliron gazra të paktën 14 herë brenda ditës dhe kjo vlen si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Ka plot femra që në momentet kur janë krejtësisht të çliruara, mund t’u ndodhë lirimi i “turpshëm” i gazrave dhe kjo gjë rrallë kalon pa u skuqur vetë femra, por kjo nuk duhet të jetë arsye që të shqetësoheni, pasi është normale. Lëreni mënjanë shqetësimin, turpin dhe kryeni marrëdhënie lirshëm. Nëse ju ndodh që të keni gazra, qoftë edhe vaginale, kalojeni këtë situatë me të qeshur, bashkë me partnerin tuaj. Kjo gjë mund t’i ndodhë edhe partnerit tuaj dhe e kalon pa problem fare. Meshkujt nuk i vënë re këto gjëra, aq më tepër, në krevat.

–  Nuk ndjehem shumë e lubrifikuar kur kryej marrëdhënie seksuale dhe për këtë arsye, ndjej djegie. Pse më ndodh kjo gjë? Pse nuk lagem?

– Zakonisht, janë përkëdheljet dhe puthjet paraprake që e bëjnë femrën të eksitohet dhe mund të ndodhë si edhe në rastin tuaj, që vagina të jetë e thatë. Sigurisht, ju shqetësoheni dhe e mbani mendjen aty, në vend që të rrini e qetë. Ndonjëherë shkak për moslubrifikim janë hormonet e femrës. Shpesh ndodh që femrat që janë në menopauzë ose ato që japin gji, nuk janë mjaftueshëm të lagështa, por kjo gjë mund të ndodhë edhe në periudha të tjera të jetës, qofshin edhe në moshë të re. Arsye mund të jetë edhe ndonjë infeksion i lehtë. Duke përjashtuar mundësinë e infeksioneve, gjë që ju do ta vërtetoni duke bërë vizitë te mjeku gjinekolog, zgjidhja e këtij problemi është të përdorni një lubrifikant me bazë uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *