– A është normale që të fejuarin tim menjëherë pas marrëdhënieve seksuale, e zë gjumi top?

– Është normale. Pothuajse të gjithë meshkujve u ndodh kjo gjë.

Pas arrijnë orgazmën, meshkujt hyjnë në fazën e relaksit, për shkak të endorfinave që prodhon trupi ynë pas një ore aktiviteti fizik, që kanë një efekt të lehtë çtensionimi. Pas kësaj, vjen relaksi që të çon drejt gjumit dhe kjo është më se normale. Mos t’ju duket çudi po t’ju them se kështu ndodh edhe me një pjesë femrash, sepse seksi është moment relaksi dhe me kënaqësi, të çon edhe drejt gjumit.

– Kam shumë dhimbje kur bëj marrëdhënie seksuale. Duket sikur organi im është shumë i vogël në krahasim me atë të partnerit tim. Nuk besoj se kam ndonjë infeksion, sepse dhimbjet i kam gjatë depërtimit të organit të mashkullit…

– Dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale mund të vijë nga një sërë faktorësh, mund të ketë shkak emotiv, psikologjik, infeksion ose ta sjellë forma jo e zakonshme e vaginës suaj. Mirë është që në këtë rast, partneri juaj të mos këmbëngulë për marrëdhënie gjersa të gjendet shkaku i kësaj dhimbjeje që ndjeni ju. Ju duhet të bëni patjetër ndonjë analizë te mjeku gjinekolog, që të përjashtoni mundësinë e ndonjë infeksioni. Nëse nuk keni infeksion dhe dilni e pastër në këtë pikë, duhet shikuar se mos keni ndonjë ndrydhje psikologjike ose duhet parë mënyra se si bëni dashuri ju. Duhet të provoni të gjeni kënaqësinë dhe të mos bëni marrëdhënie seksuale ndërkohë që keni dhimbje sepse kjo mund të sjellë si pasojë zhgënjim dhe humbje dëshire për marrëdhënie seksuale.

– Të dashurës sime nuk i pëlqen fare seksi oral, ndërkohë që unë ia plotësoj të gjitha nuk i mungon asgjë. Përse nuk pranon ajo të bëjë këtë lloj seksi me mua?

– Jo të gjitha femrave u pëlqen seksi oral. Te disa prej tyre, kjo gjë shakton një ndjesi neverie. Nëse ndodh kështu edhe me të dashurën tuaj, nuk duhet ta detyroni apo të ushtroni presion mbi të që ta bëjë. Ka nga ato femra që ndihen të “poshtëruara” po ta bëjnë këtë gjë sepse para disa vitesh, kjo praktikë njihej si tabu dhe pikërisht burrat ishin ata që i paragjykonin rëndë femrat që bënin seks oral, ndërkohë që thellë brenda tyre, u pëlqen kjo gjë. Megjithatë, nuk është e drejtë ta detyrosh partneren të bëjë gjeste të tilla. Ka plot mënyra të tjera për t’u ndier i kënaqur dhe i lumtur në intimitet, nuk është vetëm seksi oral.

– U bënë tre muaj që kam probleme me marrëdhëniet seksuale, kam disfunksion seksual. Çfarë e shkakton këtë? Mos e kam psikologjike? Ku duhet të drejtohem?

Disfunksioni erektil seksual mund të jetë me natyrë psikogjene ose organike, ndaj mjekimi mund të bëhet nëpërmjet andrologut ose psikoseksologut. Terapia me psikoseksolog vazhdon për një periudhë më të gjatë sesa ajo me androlog, me më shumë se 7 seanca. Në këtë mënyrë, përveçse shpenzimet janë shumë më të mëdha, edhe rezultati është 20%. Andrologu, ndoshta me një apo dy konsulta, bashkë me mjekimin përkatës, ka dhënë rezultate 80-90 % pozitive. Në këtë rast, ju takon juve të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni.

– Kaloj shpejt në orgazëm. A shërohet kjo gjë? A mund ta zgjas aktin?

Sigurisht që është një gjendje e kurueshme dhe ky shërim vjen pas konsultës me mjekun androlog.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *