Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon…!

Gjeta byzylyk

– Përshëndetje gazeta! Do të doja të më shpjegonit një ëndërr që kam parë. Pashë në ëndërr sikur ecja rrugës dhe gjeta një byzylyk floriri. Më pas, duke ecur sërish, gjeta një tjetër më të bukur dhe i mbajta të dy në dorën time. Pres përgjigje këtë javë. Faleminderit.

– Në vetvete, byzylykët përfaqësojnë një person posesiv, ambicioz, që dëshiron t’i marrë më të mirat jetës dhe çdo momenti apo situate. Në rastin tuaj, është diçka pozitive sepse ju keni gjetur dy byzylykë, njëri më i bukur se tjetri, që do të thotë se do të keni raste shumë të mira, pozitive, të cilat do t’ju vlejnë për mirë. E gjitha kjo ka lidhje më shumë me jetën sentimentale sesa me atë profesionale apo paratë. Do të keni dy raste dhe do t’i mbani njëçikë pezull të dyja njëkohësisht. Ju do të zgjidhni më të mirën për vete. Jeni në rrugë të mbarë…

Advertisement

Gjarpër jeshil

– E nderuar astrologe! Këto ditë kam parë këtë ëndërr: Isha në një lëndinë të mbushur me gjelbërim dhe po qëndroja në këmbë, kur papritur shumë afër më doli një gjarpër në ngjyrë jeshile. Ai vetëm më shikonte dhe sytë i shkëlqenin (e kuptova që nuk kishte qëllim të më bënte keq). Pastaj, unë sikur u ngrita në fluturim jo shumë lart; e shikoja dhe më shikonte, por përshtypje më bëri shkëlqimi i syve të gjarprit. Nga X. Faleminderit.

Ëndrra është simbol i seksualitetit tuaj. Ju keni frikë të keni intimitet, keni frikë nga ndjenjat, nga pasioni dhe të çliroheni. Gjarpëri në këtë ëndërr simbolizon anën tuaj seksuale, dëshirat tuaja të shtypura. Lëndina dhe gjelbërimi parashikojnë qetësi, shpresë dhe dëshirë për ngrohtësi. Fati është me ju, vetëm se ju keni shumë frikë. Do të keni një propozim dhe jeni e mahnitur nga ai person, por frika që keni, ju bën të ndaleni. Brenda shpirtit tuaj dëshironi të jeni e lirshme dhe të përjetoni kënaqësinë që ju dhuron dashuria e intimiteti seksual, por frika ju pengon. Ëndrra tregon që nuk keni të bëni me person negativ, ndaj mund t’i përjetoni ëndrrat tuaja pa pasur frikë, gjithmonë duke qenë e vëmendshme. Gjithë të mirat!

Dy tufa me lule dhuratë

– Kam ëndërruar sikur isha në Shqipëri së bashku me një shoqe dhe disa persona që më dhuruan një herë një tufë me lule të vogla, pastaj një tufe me lule të mëdha të cilat ishin të bardha dhe të kuqe. Shoqja ime nuk donte që unë t’i merrja, por ata m’i dhanë mua të dyja tufat me lule. Klea

– E nderuar Klea, kjo është ëndërr pozitive, sepse marrja e luleve tregon dashuri, mirësi, respekt dhe admirim. E bardha dhe e kuqja përfaqësojnë pastërtinë, paqen, dinjitetin, vetëdijen, energjinë krijuese dhe kurajon. Të gjitha këto së bashku përfaqësojnë një fillim të ri dhe të bukur. Juve, do të mundohen t’ju pengojnë në këtë rrugë, por si gjithnjë do të fitoni sepse do të ndiqni instiktin tuaj dhe bëni shumë mirë.

Gjyshja e vdekur

– Pashë në ëndërr sikur i rregullova krevatin gjyshes sime e cila nuk jeton më prej shumë kohësh. Unë e pashë sikur ishte gjallë dhe po më thoshte: “Më shtro çarçaf të bardhë dhe të pastër”. Pastaj më kërkoi t’i sillja një pasqyrë dhe krehër për t’u rregulluar dhe po më thoshte: “Do të ulem të fle gjumë!”. Ju lutem, më ktheni një përgjigje.

– Siç e kam thënë edhe në raste të tjera, prindërit e gjyshërit, sidomos kur nuk jetojnë më dhe na shfaqen në ëndërr, vijnë si një mesazh lehtësimi, duke këshilluar më të mirën. Dihet që si prindërit, ashtu edhe gjyshërit, janë shumë të dashur dhe në këtë rast, gjyshja juaj me këto detaje të bukura, dëshiron t’ju këshillojë që ju keni nevojë për diçka të re, të rregulloni jetën tuaj që të siguroni paqen e brendshme dhe të pasuroni jetën tuaj intime dhe dashurore. Çarçafët e bardhë përfaqësojnë sigurinë, paqen dhe jetën intime. Këto veprime që keni parë, tregojnë një formë shpëtimi për ju. Duhet të keni diçka të re në jetën tuaj që t’ju dhurojë shumë dashuri, qetësi dhe sigurinë që kërkoni. Mjafton ta kërkoni dhe do ta keni shumë shpejt.

Natyrë e gjelbëruar dhe e djegur

– Kam parë në ëndërr sikur isha te shtëpia e vajzës së tezes, por një pjesë e natyrës ka qenë e djegur si ngjyrë hiri, ndërsa pjesa tjetër, e gjelbëruar. Ju lutem, më thoni, ç’do të thotë?

– Natyra, përgjithësisht, përfaqëson liri, qetësi, rinovim shpirtëror dhe dashuri, por gjatë rrugës për të arritur këto, ka edhe pengesa, ka edhe rrëzime ose ndonjë lëndim të vogël të cilat duhet t’i kapërceni. Pjesa e djegur e natyrës përfaqëson pikërisht ndryshimet e hidhura e pengesat që duhet të kapërceni sepse më tutje keni pjesën e gjelbëruar e cila do t’ju ofrojë gjithçka që ju dëshironi. Ëndrra tregon që do t’ju paraqiten disa mundësi dhe ju do të zgjidhni të luftoni që të arrini aty ku dëshironi.

Fotografia e ish-të dashurit

– Para dy netësh kam parë në ëndërr një djalë që e kam dashur shumë, por tashmë nuk jemi më bashkë. Isha te shtëpia ime dhe po mendoja për të. Papritur, gjeta një fotografi të tijën dhe e mbaja në duar. Ishte me kapele e syze. Unë po mundohesha t’ia hiqja syzet dhe kapelen, që ta shikoja më mirë. Po mundohesha nga fotoja t’ia hiqja. Kisha nevojë të shikoja sytë e tij dhe nuk i shikoja dot. Çfarë parashikon kjo ëndërr?

– Fatkeqësisht, ju jeni ende e lidhur pas tij, pas së kaluarës dhe kujtimet rreth tij nuk ju lejojnë të shikoni dikë tjetër. Fotografia e tij tregon ngjarjet, veprimet e së kaluarës që ju kanë çuar drejt ndarjes dhe detajet e fotos na tregojnë se kanë qenë mendimet e tij jo të mira ndaj jush që ju kanë larguar. Ai ka parë diçka të errët negative te ju, që ka shkaktuar ndarjen. E them këtë në lidhje me syzet që keni parë dhe që ju jeni munduar të shikoni sytë e tij. Tentativa juaj për t’ia hequr kapelen dhe syzet është pikërisht përpjekja që keni bërë që t’ia largoni ato mendime negative që ka pasur ndaj jush. Në fakt, kjo nuk e ka përmirësuar gjendjen tuaj, përkundrazi, edhe tani në të tashmen, po ndikon për keq. Mos u mundoni ta ktheni pas, sepse çdo gjë është thyer tashmë dhe asgjë nuk kthehet mbrapsht. Në fakt, kjo është më e mira për ju.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pyetje-përgjigje për seksin…

Next Post

Është e bukur lidhja me një burrë të martuar

Advertisement