– Jam Kristi nga Shkodra. Unë dhe e fejuara ime kemi bërë dashuri. Ajo ka qenë e virgjër, por në momentin që bëmë dashuri, nuk pati hemorragji. A është ndonjë problem kjo gjë?

– Kemi folur shumë herë për këtë temë dhe s’e kuptoj se pse e konsideroni problem. Nuk është e thënë që virgjëria të vërtetohet me praninë e hemorragjisë.

Shumica e femrave që janë të virgjëra nuk kanë hemoragji dhe, kjo për arsye se ndërtimi i himenit (pra, cipës së virgjërisë) është elastik dhe ka formë të tillë që nuk shkakton gjakrrjedhje. Rrini i qetë dhe besojini të fejuarës suaj. Nuk është nevoja të shohësh patjetër njolla gjaku që të vërtetosh nëse është e virgjër, apo jo. E rëndësishme është të duheni dhe të keni një jetë seksuale të shëndetshme.

– Çfarë është diafragma? Mjeku im gjinekolog më ka thënë ta vendos që të mos ngelem shtatzënë, pasi kështu dëshiroj unë…

– Diafragma, mbulon hyrjen e mitrës dhe vendoset nga një doktor i specializuar në këtë fushë. Diafragma parandalon arritjen e spermës te veza dhe s’ka efekte anësore të rrezikshme, vetëm se, theksoj, duhet vendosur me kujdes sepse gjatë marrëdhënieve mund të lëvizë dhe femra mund të mos ndihet rehat.

– Jam konsumues i alkoolit. A mund të ndikojë kjo në ereksion, sepse kohët e fundit kam patur probleme?

Sigurisht që ndikon në njëfarë mënyre në uljen e ereksionit, por gjithsesi, vizita te mjeku androlog do t’jua bënte më të qartë shkakun e problemit tuaj.

Gjatë fillimit të marrëdhënieve seksuale, që ju e quani parapërgatitja e seksit, nuk kam probleme, kam ereksion, por kur filloj penetrimin, ndjej si një lloj ftohtësie në të gjithë trupin, e humbas ereksionin dhe nuk jam më i eksituar. Jam 30 vjeç dhe deri para ca kohësh, isha shumë mirë. Pse ndodh kjo?

– Çfarë ka ndodhur para ca kohësh? E bëj këtë pyetje, duke qenë se më shkruanit që keni qenë shumë mirë dhe s’keni patur probleme të tilla. Atëhere, diçka ka ndodhur. Situata që më përshkruani duket që e ka origjinën nga ndonjë problem personal psikologjik, problem familjar, në çift, në punë apo kudo. Shpesh, gjëra që mund të duken të vogla në pamje të parë, prishin ekuilibrin në shumë sfera, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet seksuale. Nëse ju para disa kohësh nuk keni pasur asnjë problem, ju sugjeroj një konsultë dhe vizitë te mjeku androlog për të bërë disa analiza.

– A të ndihmon prezervativi që të zgjatet akti, se unë prishem shumë shpejt?

– Sigurisht që përdorimi i prezervativit gjatë marrëdhënies e zvogëlon eksitimin i cili ndikon në përshpejtimin e orgazmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *