Disa gjëra që duan të gjithë burrat në seks Dihet tashmë se burrat dhe gratë janë të ndryshëm dhe nuk bëhet fjalë të bien dakort mbi disa gjëra, sidomos përsa i përket lidhjeve dhe seksit. Mbase edhe ndryshimet janë ato që i bëjnë gjërat më interesante. Megjithë ndryshimet, kur vjen puna te seksi, të dy duhet të gjeni gjuhën e përbashkët, në mënyrë që të kënaqeni të dy. E keqja është se në këtë fushë disa gjëra nuk thuhen me fjalë, por nënkuptohen. Nëse edhe ti je duke e vrarë mendjen se çfarë i pëlqen partnerit tënd në seks, ne po të themi 8 gjëra bazike që ata do të donin në seks, por nuk guxojnë t’i thonë. Lexoji me vëmendje…

1.  Burrat ndjejnë pasiguri për trupin e tyre

Mendon se vetëm ti do të marrësh komplimente kur ankohesh se je e shëndoshë, vetëm e vetëm që të dëgjosh fjalët: “Ç’po thua? Ti je shumë e dobët!”. Edhe burrat kaë problemet e tyre në lidhje me trupin që kanë dhe sidomos me organin e tyre seksual. Kështu, mirë do të ishte t’i mbaje komentet e tua për vete (sidomos nëse janë negative), sepse nuk do t’i vlerësonin.

2. Janë shumë të ndjeshëm

Dhe nuk po themi se fillojnë e qajnë sapo shohin një këlysh qeni, por e kemi fjalën nga ana anatomike, për testet e tyre. Ajo që ti bën dhe mendon se atij i pëlqen, mos e bëj më, sepse e urrejnë, bile u shkakton edhe dhimbje. Butë dhe qetë. Është një çështje shumë delikate…

3. Mëso t’i bësh mirë disa gjëra

Kur të “shtiesh” në dorë organin e tij seksual, duhet të dish edhe si ta bësh për vete. Ndryshe më mirë lëre ta bëjë vetë, sepse ai e njeh këtë pjesë të anatomisë së tij më mirë se çdo gjë tjetër.

4. Nuk janë të gjithë të interesuar për seksin anal

Në daç besoje, në daç, jo, kjo gjë është e vërtetë. Kështu, nëse edhe ty nuk të pëlqen, sapo ke gjetur burrin e ëndrrave të tua.

5. Sigurisht u pëlqen treshja

Mbase nuk ekziston burrë në këtë planet që të mos ketë fantazuar qoftë edhe një herë të bëjë seks me dy gra njëkohësisht. Arësyeja pak a shumë merret me mend, sepse në këtë rast gjërat dyfishohen, por nëse ai ta propozon, para se ta refuzosh prerë (nëse do ta refuzosh), dëgjo një herë se ç’do të thotë ai i varfri. Në vazhdim mund edhe t’ia fusësh me shpullë…Besona, ai është i përgatitur për gjithçka.

6. Ruaj sensin e humorit

Në rregull, seks është, mund të shkojë edhe ndonjë gjë shtrembër. Mos u frikëso dhe mos paniko sepse ai, që nuk ndan aspak me ty panikun që ke, do të nervozohet dhe ka shumë mundësi të ngrihet dhe të ikë. Ruaj sensin e humorit për të gjitha gjërat në jetë dhe nuk do të dalësh asnjëherë e humbur.

7. Ata fantazojnë për gratë e tjera

Mos e merr si diçka personale, edhe sikur ai të të dojë si i çmendur dhe nuk do të tradhëtojë kurrë, me një fjalë ti je mbretëresha e tij, ndonjë moment do të mendojë edhe ndonjë grua tjetër. Ka gjasa që kjo të ndodhë në momentin kur të bëni seks. Mos u zemëro tani. Pikërisht për këtë arësye ai nuk do të ta thotë kurrë dhe mirë do të bëjë!

8. Burrave u pëlqejnë përqafimet

Ky është një skandal i vërtetë. Kanë ikur ato kohëra kur një burrë mbaronte punë, kthente kurrizin dhe lexonte gazetën, apo ndizte një cigare dhe brenda 5 minutave fillonte të gërhiste. Tani edhe burrat duan përqafime, bile i kërkojnë vetë. Epo kishte ardhur koha edhe për këtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *