Pas ngjitjes në një rang të lartë në Federatën e futbollit të Bavarisë, kryesia e FC Kosova München me përkrahje të sponzorëve ju ka rrok punës në përforcimin e ekipit me qëllim që në sezonin e ri të vazhdojë me sukseset e viteve të fundit. Në punën tonë përveç përkrahjes së afaristëve të Mynihut vlenë të përmendet edhe bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me dy konsujt tanë gjeneral z. Arten Hanku dhe z. Naser Idrizi. Si rezultat i këtij angazhimi prej sezonit të ri ngjyrat e FC Kosovës do t’i mbrojnë Ervin Hallunaj, Ali Baci dhe Ari Djepaxhija që vijnë nga liga e parë e Shqipërisë pastaj nga Bezirksliga, Bekim Shabani, Christopher Blum dhe Asen Ibishev. Dy lojtarët e rradhës që janë shkolluar në ekipet me renome në Gjermani Behar Drnogllava (Unterhaching) dhe Dardan Idrizi (Energie Cottbus, Holstein Kiel, VFB Lübeck, Unterhaching) si dhe tanimë dy lojtarët tanë nga Maqedonia Rijat Abdullahi dhe Furkan Ali. Në pritje të dokumentacionit janë edhe reprezentuesi i Kosovës U21 Drilon Tejeci si dhe dy lojtarë tjerë emrat e të cilëve do t’i bëjmë të ditur më vonë. Liridon Bajrami gjithashtu vjenë si përforcim në mesfushe nga Kosova-Gjenevë ku ishte transferuar nga Drita e Gjilanit.