Besoj se shumë prej këtyre thënieve që kanë lidhje me konsumimin e pijeve alkoolike, ju i keni dëgjuar të paktën një herë në jetë.

Por, a e keni pyetur ndonjëherë veten se sa të vërteta janë ato? Ne, pyetëm jo vetëm veten, por edhe studiuesit dhe ja, ç’na rezulton…

1. Kafeja të nxjerr pijen

Gabim! Kafeja nuk ta heq dehjen, sepse nuk mundet. Nëse doni të arrini këtë, ju, thjesht, duhet të prisni që organizmi juaj ta largojë vetë pijen. E vetmja gjë që mund të bëjë kjo gjë e zezë (kafeja) është që t’ju kthejë në një të dehur hiperaktiv dhe mbase, më të bezdisshëm nga ç’ishit më parë. Më pas, nuk do të mund as të flini gjumë. Si përfundim, ata të dy kanë efekte të kundërta: Alkooli të vë në gjumë, kurse kafeja, ta nxjerr atë. Nuk bën punë as një dush me ujë të ftohtë…

2. Alkooli shkatërron qelizat e trurit

Sa herë e keni dëgjuar këtë nga mamaja, babai ose mësuesi, kur ishit i vogël? Gjëja interesante është se ky mit është përhapur nga i njëjti grup njerëzish që këmbëngulin se alkooli në gjak mund të shkaktojë deri edhe marrjen zjarr! Për fat të mirë, studimet e fundit kanë treguar se një pirje me masë e alkoolit, mund të përmirësojë punën e trurit.

3. Gratë dhe burrat me të njëjtën peshë, mund të pinë të njëjtën sasi alkooli

Të gjithë e mbështesim teorinë e barazisë, por na falni vajza, nuk mund të pini të njëjtën sasi alkooli me burrat. Gratë kanë në gjak më pak enzima laktate dehidrogjenaza, që metabolizojnë alkoolin. Domethënë, thënia “pi si femrat” është e bazuar shkencërisht, ndonëse sigurisht, shkencëtarët nuk e përdorin aq shpesh sa burrat tanë…

4. Kurrë mos i përzieni pijet

Gjyshja gjithmonë këshillonte të mos përzihen pijet. E vërteta është se mjekët dhe specialistët e shëndetit bien dakord në këtë pikë: Përzierja e pijeve nuk do t’ju bëjë më mirë apo më keq, nëse pini vetëm një gotë (koktejli, për shembull). Nëse e teproni, në të dyja rastet, do të deheni, bile nuk vlen as heqja dorë nga pijet e rënda dhe pirja e pijeve të lehta. Cila është pra zgjidhja që të mos deheni dhe të ndjeheni keq edhe të nesërmen në mëngjes? Të mos e teproni, që në fillim…

5. I përplasim gotat që të parandalojmë helmimin

Në realitet, askush nuk e di si ka lindur zakoni i përplasjeve të gotave, pavarësisht nga gjithë mitet që e rrethojnë. Një teori thotë se vjen nga fakti që me këtë veprim doje të siguroheshe që bashkëluftëtari, bashkëpunëtori ose një i saponjohur, nuk e kishte “helmuar” gotën tënde, pasi nga përplasja kalonte pak pije nga gota jote tek e tija. Një teori tjetër thoshte se “tring”-u i fuqishëm shërbente për largimin e shpirtrave të këqinj. Megjithatë, zakoni është shumë më i vjetër sesa koha kur largoheshin shpirtrat dhe helmoheshin pijet (ka qenë një periudhë kur kjo ndodhte shpesh) dhe disa ekspertë besojnë se u bë popullor për shkak të tingullit të këndshëm.

6. Alkooli ju bën dashnor më të mirë

Alkooli nuk ju bën dashnor më të mirë, por me siguri, ju bën të mendoni se jeni i tillë. Në realitet, alkooli ka një ndikim të madh në heqjen e pengesave të brendshme, duke ju bërë të ndjeni më shumë siguri në vetvete, të jeni më të aftë të hyni në “veprim”. Ju do të vraponi rrotull barit duke folur me vajza të ndryshme, gjë që nuk e bënit kur ishit esëll. Megjithatë, alkooli mund të ketë një ndikim të madh në marrëdhënien tuaj seksuale, duke ju bërë më pak të aftë për të kontrolluar veprimet fizike.

7. Marrja e qetësuesve para se të pish, parandalon dhimbjen e kokës pas dehjes

Me siguri, pas atyre që lexuat më lart, e keni kuptuar tashmë: Nuk ekzistojnë mënyra as të shpejta, as “të dhimbshme” për të nxjerrë alkoolin. Miti se aspirina mund të parandalojë dhimbjen e kokës pas daljes së alkoolit, është shumë i gabuar. Në realitet, ajo pakëson nivelin e alkoolit që mund të durojë trupi, duke zgjatur kohën e dehjes dhe kohën gjatë së cilës e merr veten trupi. Mos harroni edhe që efikasiteti i aspirinës zgjat vetëm disa orë, jo gjithë natën.

8. Mund t’ia hidhni një testi alkooli

Nuk është nevoja t’jua thotë dikush se është ide e keqe të përpiqeni t’i jepni makinës pasi keni pirë, bile edhe si pasagjer, pasi studimet e fundit kanë treguar se kur je në gjendje të dehur, mund të shkaktosh aksidente. Pastaj, pavarësisht se çfarë keni dëgjuar, nuk ekziston asnjë mundësi që të shpëtosh nga një test alkooli. Nëse keni qenë kaq budalla, sa keni hyrë në një makinë dhe më pas ju ka ndaluar policia, ngrini duart lart dhe dorëzohuni. Mitet sipas të cilave nuk kuptohesh nëse ha monedha, ëmbëlsira, bile edhe të brendshmet, siç mundohej të bënte një shofer amerikan, nuk ju shpëtojnë. Nuk mund t’ia hidhni dot një testi alkooli.

9. Nuk është mirë të bësh fizkulturë kur je me dhimbje koke nga e pira

Kjo është një zonë jo shumë e studiuar, por fiziologu Xhils Uebster është i mendimit se nëse bëjmë një gjimnastikë të lehtë, “shtojmë metabolizmin dhe kështu, largojmë më shpejt helmet nga trupi”. Gjithashtu, kujtohuni të pini lëngje (për ujin, flasim) që të mos çhidratoheni. Dhimbja e kokës nga dehja pakëson fluksin e gjakut në tru, por ajo që ju bën të ndjeheni më keq është përpjekja që bën trupi për të metabolizuar alkoolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *