Ne e nënvlerësojmë potencialin e teknologjive portative, por ato mund të shpëtojnë edhe jetën. Ja një pajisje që ia vlen ta mbani në dorë. Ajo quhet Kingii dhe mbahet në dorë si një orë, por kur hapet merr pak a shumë formën e një jeleku shpëtimi, duke e ndihmuar pronarin e saj të qëndrojë në sipërfaqe të ujit.

Një pajisje e tillë do të ishte e mirë për sërfistët, notarët, apo zhytësit. Vihet në dorë dhe mjafton të hapet pët të çliruar një top të madh portokalli, i aftë për ta çuar njeriun në sipërfaqe. Është i përbërë thjesht nga një tullumbace najloni, që fryhet falë bombulës me CO2 që ka në përbërje.

372 mijë njerëz vdesin nga mbytja çdo vit në botë. Kingii është shpikur me qëllim të ulet kjo shifër mbrëslënëse, duke revolucionuar botën e jelekëve të shpëtimit. Këta të fundit janë shumë të mëdhenj dhe rrallë mbahen në plazh, por kjo nuk është pa rrezik. Nuk është lënë pas dore edhe ana gaxhet e Kingiit, pasi ai është i pajisur edhe me një busull dhe një bilbil. Në kuadrin e prakticitetit, tullumbacja është ripërdorshme, mjafton të zvëndësohet bombula me gaz. Kur projekti të hidhet në treg për të gjithë, ai mund të bëhet një pajisje e detyrueshme nëse duam të respektojmë normat e sigurisë. Është i vogël, zë pak vend dhe kushton më pak se 100$, prandaj e meriton vëmendjen e publikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *