Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Julian Deda: “Je jashtë mode, po nuk e shite votën”

12

“Duhet të fillojmë të mos e kërkojmë fajin te ambasada, por te vetja.”

“shpresa vdes e fundit, i parafundit vdes njeriu.”

Advertisement

sa më shumë të mashtrosh e të vjedhësh, aq më shumë të nderojnë.

aktorët politikë po u marrin punën edhe aktorëve komikë

 

Aktori humorist Julian Deda, në intervistën e tij për gazetën “Intervista”, pohon se tashmë ndjen xhelozi se aktorët politikë po u marrin punën edhe aktorëve komikë. Që të bëhesh i pasur në Shqipëri, thotë Julian Deda, nuk bëhesh dot kurrë as me punë, as me kontribut akademike, por vetëm duke u bërë prokuror e gjyqtar, se atje ka …lekë. Dhe në Shqipëri, sipas Julian Dedës, sa më shumë të mashtrosh e të vjedhësh, aq më shumë të nderojnë.

 

Anxhela Petraqi: – Ishe nga të paktët të djathtë që pas zgjedhjeve lokale pranuan se kanë humbur… Pse kështu?

Julian Deda: – Sepse u pa qartë kush ishte fituesi e kush humbësi. Por unë do të thoja se humbësi më i madh në ato zgjedhje ishte demokracia.

– Pse?

– Sepse liria e zgjedhjes u vu në pikëpyetje. Nuk mund të ketë gjë më të rëndë sesa ta detyrosh tjetrin të votojë atë që nuk do. Pikërisht kjo ndodhi kësaj radhe. Do të isha i padrejtë po të thoja se po ndodh për herë të parë, por kësaj rradhe kjo u shndërrua në mode. Kësaj rradhe ishe jashtë mode nëse nuk e shisje votën. Çmimet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ishte 1 votë 1 faturë dritash qyl.

– Ti i je futur politikës kohët e fundit. Çfarë meritash të duhen sot që të merresh me politikë në Shqipëri?

– Mendoj se minimalisht të duhet të jesh njeri i pastër, te jesh “bio”. Pastaj sigurisht duhen kualifikimet dhe arritjet personale në karrierën profesionle. Një element tjetër i rëndësishëm për mua është komunikimi me njerëzit dhe besueshmëria që mund t’i japësh atyre. Kjo do të bëjë që ata të të mbështesin, pa harruar që edhe ti të bësh gjithçka për të dërguar zerin e tyre deri atje ku duhet. Një politikan i mirë duhet të jetë njeri nga ne, nga populli. Ai nuk duhet t’i shohë njerëzit me dylbi dhe të shkojë e t’u rrijë pranë vetëm në fushatë sa për t’i marrë votën… Kjo do ishte shpotitëse.

– Ja vlen që të merresh me politikë në Shqipëri?

– Mendoj se ja vlen të merresh me gjithçka që të bën të ndjehesh mirë.

– A ka nevojë politika jonë për riciklim fytyrash dhe profilesh?

– Unë mendoj se po, madje nevojë urgjente.

– Shumë merren me politikë për t’u bërë të pasur. Thuhet se politika është biznesi më fitimprurës në Shqipëri…

– Në fakt njerëzit e kanë një gjysëm të drejte. Sikur nuk ka politikanë të varfër… Po t’i hedhesh një sy rrogave, e shikon se nuk mund të vesh pasuri duke firmosur borderotë. Por unë mendoj se pak pasuri mund të vesh edhe duke punuar fort në biznesin tënd. Por pak fare…se shumë nuk na lejohet se i kanë zënë ato vende. Ndaj shumica ngushëllohen me shprehjen “leku të prish”.

– Sa vlejne meritat diplomat, talenti, për të arritur suksesin ne Shqiperi?

– Duhet të vlenin, por me ç’po shohim, shumë pak vlejnë. Kemi përmbysje raportesh të vlerave. Ndërkohë që në Evropë, që të të lartësojë dikush, ai përmend CV tënde, kurse këtu te ne mjafton të të thotë hajdut, mashtrues etj etj dhe të nderojnë aq shumë, sa edhe vetë çuditesh…

– Cili është modeli që ndjekin njerëzit në Shqipëri, sipas Julian Dedës?

– Ne s’po ndjekim asnjë model, në fakt. Popujt që janë në luftë për mbijetesë, nuk kanë kohë për të ndjekur modele…..sepse janë në kërkim të bukës së kalamajve.

– Përse ngjarjet që ndodhin në Shqipëri harrohen pas pak ditësh, edhe pse kanë bërë bujë?

– S’kanë si të mos harrohen. Këtu “plasin” çudira të reja pothuajse për çdo 7 orë… Prandaj harrohen shpejt.

– Përse shqiptarët kanë ëndërr që të bëhen gjyqtarë e prokurorë?

– Sepse mendojnë se aty ka shumë lek..! Hahaha…

– Ndërkombëtrët përfshi edhe Merkelin po insistojnë për reforma në drejtësi…

– Unë kam përshtypjen se kësaj rradhe do i dëgjohet fjala Kancelares, por shpresoj mos të ndodhë ajo që shumë e mendojnë, që të shfrytëzohet ky rast për ta shtënë në dorë drejtësinë në mënyrë të njëanëshme me pretekstin për të bërë reformë…..! Shpresojmë.

– Mendon se sot shqiptarët nuk kanë më ndjenjë humane e solidaritet për njeri-tjetrin?

– Epo kohërat ndryshojnë. Jo se nuk shfaqin solidaritet, por janë bërë me racionalë, pra gjithkush në punën e tij..! Por vesin nuk e harrojmë, duam të dimë edhe ç’bën tjetëri… Kot për info. Hahaha.

– Pse sot shqiptarët edhe pse kanë demokraci guxojnë të kritikojnë politikën vetëm në kafenetë, edhe kur bëhet fjalë për vendime që përcaktojnë të ardhmen e tyre?

– Në fakt unë nuk mendoj kështu. Shqiptarët kritikojnë pa ndrrojë tashmë prej vitesh. Por pyetja është: A na dëgjon njeri, apo flasim në tym? Besoj se do na dëgjojnë.

– E dëgjojmë për çdo vit që duhet të luftojnë korrupsionin e krimin, por asnjë qeveritar e politikan të korruptuar nuk shikojmë që të çohet para drejtësisë. Mos vallë të korruptuari janë alienë?

–  Në fakt kemi parë raste që shkojnë para drejtësisë, por mendoj se drejtësia nuk është treguar e drejtë me ta…! Sa për alienëët, do të thoja se më shumë si alienë mund të dukemi ne që në gjuhën popullore na quajnë “budallejt e ndershëm”.

-Ambasadori amerikan Lu para zgjedhjeve deklaroi se do publikonte listën me kandidatë të inkriminuar nëse partitë nuk i heqin. Më pas tha se SHBA ka listë të zezë për politikanët tanë të inkriminuar që nuk u jep vizë në SHBA. Pse ata nuk e publikojnë listën? Me kë luan ambasadori?

-Unë nuk besojë se ambasadori luan me ndonjë, përkundrazi përfaqësuesi i këtij vendi të madh ka folur qartë dhe duhet të ishte marrë shumë në konsideratë. Mos të harrojmë se ambasada nuk është hetuesi, apo polici që të fillojë shpalljen e emrave. Ajo paralajmëron, dhe deri këtu është politikisht korrekte, pastaj na takon ne të reagojmë. Duhet të fillojmë të mos e kërkojmë fajin te ambasada, por te vetja.

– Si ju duk diskutimi për liderin e Ballkanit?

– Unë mendoj se Zonja Merkel e tha qartë dhe as unë e asnjë s’kemi çfarë t’i shtojmë. Unë mund të bëj vetëm diçka për ju, ta përkthej në gjermanisht. Por as këtë nuk do ta bëj sepse s’dua keqkuptime. Ajo tha se “Lider është vetëm demokracia”.

-Sa e vërtetë është deklarata e kryeministrit Rama që tha se në 2014, dmth vetëm në një vit, në Shqipëri u punësuan 190.000 më shumë se në vitin 2013?

– Hahha, në fakt më vjen të qesh me këtë. Përrallat me mbret janë bërë trend. Vazhdoj të qesh…hahahaha.

-Sa shpresë kanë sot shqiptarët që të jetojnë të lumtur në Shqipëri?

-Përderisa sot shumë shqiptarë kanë një dëshirë akute për t’u larguar nga vendlindja, tregon se këtu ka kohë që drita në fund të tunelit nuk duket më. Të lumtur këtu janë ata që kanë shumë lekë dhe mundësisht shumë miq në pozicione drejtuese. Të tjerët janë të nëpërkëmbur dhe të mospërfillur, me pak fjale nuk i pyet njeri… Përjashtime behen vetëm në rastin e dhënies së votës. Ndaj të gjithë duan të ikin… E dini, besoj, se festa më e madhe e shqiptarëve të sotëm është kur fitojnë llotarinë amerikane.

-Greqia, edhe pse anëtare e BE dhe e Eurozonës, po falimenton ekonomikisht. Atëherë përse ne shqiptarët të shpresojmë se nëse një ditë bëhemi anëtarë të BE do të jetojmë në bollëk ekonomik si europianët?

-Sepse ne kemi vite që jetojme me shpresë….edhe pse e dimë që kjo është gati e pamundur, por shpresa vdes e fundit, i parafundit vdes njeriu.

-Vetëm 10 ditë pas zgjedhjeve vendore kryeministri Rama hapi konkursin e ndërtimeve të pallateve shumëkatëshe te sheshi Nënë Tereza, kur muaj më parë u vuri tritol ndërtesave aty duke i quajtur çibanë e në fushatë u zotua të pezullojë çdo ndërtim te Liqeni. Ju si do ta komentonit këtë gjë?

-Për mua ndërtimi i shumëkatësheve fshehur pas emrit “Hyrja në parkun e Liqenit Artificial”  ishte një dinakëri politike. Por ne ne nuk duhet ta lëmë, duhet ta shpëtojmë parkun nga betonizimi. Atje duhet të ketë lule, pemë e jo ndërtesa me shkallë elektrike. Duhet t’i bëjmë syte katër sepse një ditë do zgjohemi dhe do shohim se janë vënë tullat e para. Por do jetë tepër vonë. Kujdes!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të veproj me djalin tim që po më bëhet kriminel?

Next Post

Kingii, pajisja universale portative që garanton sigurinë në ujë

Advertisement