Ato janë të shumta dhe të rrezikshme, jo vetëm sepse shkaktojnë dhimbje, por nganjëherë transmetojnë edhe sëmundje. Ja cilat janë insektet që pickojnë njerëzit dhe veprimi i tyre.

 

Këpushat

Janë të shumtë insektet që na pickojnë, por vetëm disa prej tyre futen nën lëkurë, ashtu si këpushat. Nëse ju pëlqen të dilni shëtitje në natyrë, kini kujdes ndaj këpushave, të cilat pickojnë kur kaloni afër bimëve dhe barit. Këpushat nuk transmetojnë gjithmonë sëmundje, por ka raste që po, si sëmundjen e Lyme dhe disa lloj ethesh.

Pickimi i këpushave. Këpusha futet nën lëkurë dhe shpesh lëviz në zona të ngrohta, me lagështi, si në sqetulla ose në rrëzë të kofshëve, duke u ushqyer me gjak dhe duke transmetuar sëmundjet që kanë. Nëse ju keni një këpushë, është mirë ta hiqni ashtu si duhet. Për të parandaluar pickimet e tyre, mbajini krahët, këmbët dhe kokën të mbuluar kur të shkoni për shëtitje në natyrë. Përdorni një produkt që largon këpushat mbi lëkurë apo rroba dhe kontrolloni veten mos ju kanë pickuar pasi keni dalë në vende me bar, apo pyll. Përsa i përket sëmundjes së Lyme, ajo shkaktohet 3 ditë pas pickimit nga këpusha. Shenja e parë e infeksionit është një skuqje e rrumbullakët mbi lëkurë, e ndjekur nga ethet, dhimbjet e kokës dhe lodhja. Kjo sëmundje e patrajtuar mund të shpërndahet në zona të tjera të trupit, përfshi muskujt, kyçet, zemër dhe sistemin nervor. Për fat të mirë, shumica e rasteve mund të trajtohen me sukses, me antibiotikë.

Merimanga Vejusha e Zezë

Kjo lloj merimange fshihet në trungjet e pemëve. Ajo ka këmbë të gjata dhe kurriz me shkëlqim, si edhe një njollë në formë klepsidre, portokalli, të kuqe, ose të verdhë në bark. Këto merimanga janë afro 8 mm te gjera dhe 3.8 cm të gjata, duke llogaritur edhe këmbët e tyre të gjata.

Pickimi i Vejushës së Zezë. Kjo merimangë mund të shkaktojë një dhimbje therëse në vendin e pickuar, por mund të mos shkaktojë fare dhimbje dhe pickimi i tyre është helmues. Kontrolloni për dy vende të kuqe në lëkurë, skuqje, zbutje dhe një gungë në vendin e pickimit. Më pas mund të keni ngërçe të forta muskujsh, marrje mendsh, të vjella, dridhje dhe rritje të presioni të gjakut. Ju duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe t’ju bëjnë injeksionin kundër helmimit. Nëse është e mundur, merrni edhe merimangën me vete, që t’ju bëjnë identifikimin e saktë.

Merimanga kafe e vetmuar

Kjo lloj merimange fshihet nëpër depo dhe papafingo. Ngjyra e tyre varion nga me nuanca të verdha në kafe të errët, me këmbë edhe më të errëta. Pickimi i tyre është helmues dhe nganjëherë mund të shkaktojë plagë serioze dhe infeksion. Megjithatë, ju mund të mos e ndjeni pickimin deri vonë.

Pickimi i Mermangës Kafe. Pickimi i kësaj merimange shpesh është pa dhimbje. Lëkura mund të skuqet, të zbehet, të krijojë flluckë dhe zona e pickuar të dhembë. Nganjëherë formohet një plagë. Pickimi mund të jetë vdekjeprurës në raste shumë të rralla. Duhet të shkoni menjëherë tek doktori nëse ju ka pickuar merimanga.

Morrat

Morrat vendosen në flokë. Atyre u pëlqen të fshihen në zonën e qafës dhe pas veshëve. Nëse ju keni morra, mund ta keni marrë duke iu afruar kokës, duke përdorur kapelen ose krehërin e një personi që i ka ato. Morrat shkaktojë kruarje të kokës, por kjo mund të shkaktojë edhe infeksion. Në raste shumë serioze, mund të bien edhe flokët.

Si të hiqni qafe morrat. Për të vrarë morrat dhe vezët e tyre (të quajtura thërrija), përdorni locione, kremëra, ose shampo që blihen në farmaci, ose që jua ka dhënë doktori për morrat. Lani rrobat, çarçafët dhe krehërat me ujë të nxehtë dhe thajini në lavatriçe për të parandaluar shpërndarjen e morrave. Kontrolloni të gjithë pjesëtarët e familjes dhe trajtoni të gjithë ata që kanë morra apo thërrija.

Pleshtat

Pleshtat nuk janë vetëm për kafshët shtëpiake. Ata janë të vegjël, pa krahë, të shkathët dhe jetojnë me gjakun e atyre që pickojnë.

Pickimi i pleshtave. Disa njerëz janë shumë të ndjeshëm ndaj pickimit të pleshtave, por kruarja mund të shkaktojë një plagë, apo infeksion. Zgjidhja më e mirë është të largoni pleshtat nga kafshët shtëpiake. Mbajini ato larg krevatit tuaj dhe sigurohuni të fshini qilimat me fshesë me korent, çdo ditë. Hidhni sprei me insekticide në zonat e prekura dhe përdorni një insekticid të aprovuar nga veterineri tek kafshët.

Bleta, grenza.

Disa lloje bletësh e humbasin thumbin e tyre kur pickojnë dhe ngordhin, por grenzat mund të të pickojnë disa herë, sepse nuk e humbasin thumbin. Ky pickim mund të shkaktojë reaksion serioz tek njerëzit që janë alergjikë ndaj tyre.

Pickimi i tyre. Nëse ju nuk keni reaksion alergjik, thjesht hiqni thumbin, pastroni zonën e pickuar, aplikoni akull në të dhe merrni antihistaminik nga goja për kruarjen, si edhe ibuprofen për dhimbjen. Nëse keni reaksion alergjik të rëndë, përdorni një gjilpërë epinefrine nëse keni një të tillë, ose shkoni në urgjencë. Hiqni me kujdes thumbin, pa shtrydhur qesen e helmit.

Merimangat e kuqe (ose të zjarrit)

Këto merimanga ngjajmë me ato të zakonshmet. Ato krijojnë fole gjigande në zona të hapura dhe janë agresive kur bezdisen. Gjatë një sulmi, merimanga e kuqe kapet pas lëkurës me nofulla dhe pastaj pickon nga barku. Ajo mund ta injektojë helmin shumë herë.

Pickimi i merimangës së kuqe. Zakonisht ato shkaktojnë plagë të kuqe, që të djegin dhe kruhen. Nga pickimi mund të shkaktohen edhe plagë të mbushura me qelb. Për të lehtësuar dhimbjen mund të përdorni akull, lehtësues për dhimbjen dhe antihistaminikë. Nëse pickoheni shumë here mund të keni një reaksion alergjik ose helmues të rëndë, bile edhe kërcënues për jetën, prandaj duhet të shkoni menjëherë tek doktori nëse nevojitet.

 

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *