-Geri përshëndetje! Le të nisim këtë intervistë me një prezantim pë lexuesin e gjerë të “Intervistës”?

-Une jam Geri Kusi, presidenti i Napoli Club Albania dhe prezantohemi nga 19 Tetori i 2019 dhe sot festojmë 3 vjetorin ku jemi plot 510 anëtare. 

-“Club Napoli Albania”, çfarë përfaqëson për ty për Shqipërinë? Si të lindi ideja të krijoje një klub tifozësh të Napolit në Shqipëri?

-Ideja lindi mes 5 miqve si unë Renald Zela,Kesi Bulku,Ruxhero Spahiu,Elton Çaushi e më pas i dhashe shumë rëndësi ndertimit të tij dhe nga një tullë çdo ditë për të bërë një pallat të bukur dhe sot kemi plot 510 anetarë duke e bërë këtë “pallt” kaq të bukur ku te gjithë përfaqësohemi ashtu siç duhet. Për mua Napoli identifikohet me emrin legjendar Maradona, ai mbetet futbollisti më i madh i të gjitha kohërave pjesë e Napolit për disa vite ku kampion doli 2 herë.

-Njiheni zyrtarisht nga Klubi Sportiv i Napolit, është një arritje e madhe apo jo?

-Ne njihemi zyrtarisht nga klubi zyrtar dhe SSC zyrtare qe nga viti 2019.

-Të jesh anëtar i “Clup Napoli Albania”, çfarë benefitesh ke?

-Benefitet e të qenit anëtare zyrtare janë këto: 10% skonto për të blerë biletën në stadiumin e Napoli në Itali Maradona vetëm anetarët të përfaqësuar me kartën zyrtare,15% skonto në muzen e skudrës,mundësi të shumta për të takuar yjet e skuadrës, nëse je anëtare,-5% skonto në kompaninë Tibo për të ndjekur ndeshjet e skuadrës dhe Serie A!

-Sot festuat 3 vjetorin e krijimit te klubit, si e festuat?

-Sot festuam 3 vjetorin së bashku me disa nga anëtaret ne ambjentin me emrin Bella Napoli stafi teknik i skuadrës, së bashku menduam planet e sezonit dhe shumë shpejt përfaqësimi në stadiumin e Napoli.

-Çfarë do themi në fund, një merak, një mesazh…!

-Mesazhi: Napoli për mua është traditë,i shpreh kurajon për shumë e shumë tifozë si unë të bashkohen dhe të ndjekin ndeshjet me njeri-tjetrin dhe të njiheni zyrtarisht nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *