altin hoxha foto (1) altin hoxha foto (2) altin hoxha foto (3)E do muzikën dhe e shikon si pjesë të tijën për gjithë jetën, ndoshta prej faktit që e ka nisur rrugën e muzikës që në fëmijëri. Altin Hoxha, klarinetisti dhe saksofonisti me shumë vite përvojë e ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë që në “Pallatin e pionierëve” duke vazhduar më pas në lice por që për arsye personale dhe më saktë emigrimi, nuk i ka mbaruar dot studimet. E gjithë kjo rrjedhë ngjarjesh e ka ndihmuar që të rikthehet në muzikë dhe të bëhet një nga emrat me të kërkuar në eventet e muzikës popullore dhe në gëzimet familjare. I pyetur se në cilat vende është ndjerë mirë, atje ku ka qenë i ftuar, jo vetëm në Shqipëri ai përgjigjet:-“ Po, është e vërtetë që unë kam punuar që nga vitit 1996, në Shqipëri por më shumë jashtë saj si në  punoj  më tepër jashtë sesa në Zvicër, Greqi, Italia, Kosovë, Maqedoni, Austri dhe të them të vërtetën kudo ku kam qenë më kanë pritur mjaft mirë, por do veçoja Zvicrën, ku jam ndjerë mrekullisht mirë.” Ai thotë se ka dhënë dhe do japë maksimumin në muzikë, sepse është ajo që di të bëjë më mirë. Ai ka marrë pjesë edhe në forumin e muzikantëve profesionistë në Shkup, ku edhe është diplomuar nga ky forum si muzikant profesionist. Altin, stafi i gazetës “Intervista” të uron suksese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *