Musa Sylejmani është djali nga Gjilani që jeton e punon prej vitesh në Zvicër, është menaxher dhe organizator në RTV “Syri Blue”.

Emri i tij gjendet në shumë drejtime arti në Zvicër e jo vetëm.

Me Musën do njiheni akoma më shumë në intervistën që kemi përgatitur me të dhe në ju urojmë lexim të këndshëm…!

-Musa, përshëndetje! Të lutem a mund të bësh një prezantim më të gjerë për lexuesit tanë?

– Përshëndetje të gjithëve, unë jam Musa Sylejmani nga nga Komuna e Gjilanit, nga një fshat që është i konstatuar nga të gjitha institucionet e Kosovës si një ndër fshatrat më të pastër, fshati Doberqan. Në Zvicër jetoj që prej vitit 1995 që i bie afër 23 vjet. Si profesion kam specilitetin e Informatikës, por falë prindërve të mi, që në vitin 1999 kam pasur edhe firmën tonë ALBA-INFO së bashku me një partner, që aty mbanin edhe kurse kompjuterike dhe kemi qënë ndër të parët që kemi pasur  shtypshkronjën e parë shqiptare në Zvicër. Jam i martuar dhe kam një djalë të cilin e kam pagëzuar me një emër shumë të veçantë Princ, ai per mua është gjithcka.

-Pse pikërisht zgjodhe rrugën e artit për të qenë në primaritetin tënd të angazhimit?

-Të them të drejtën , unë qe kur isha adoleshent ,jam mar gjithmon me organizime kulturore duke përfshirë shoqata, politikë, sport etj. Ndjehem shumë i lumtur që unë i përkas epokës Rugoviane dhe që atëher nuk bëja si të gjithë moshatarët e mi, që dilnin në diskoteka për të shijuar jetën e natës, por un mendoja shumë ndryshe, kisha të tjera perceptime për jetën

Më pelqente të shoqerohesha me njerëz më të rritur se unë shoqërohesha me njerëz të arritur në jetë, pa dashur të cënoj, me njerëz me nivel shumë të lart, që ishin si nga kosova, Shqipëria, Zvicra etj. Po ashtu unë merrja pjesë në shumë shumë seminare dhe sa herë që i vizitoja sigurisht që mësoja gjëra te reja dhe kështu i bie që për mua adoleshenca nuk ka qenë si e gjithë të tjerëve, por duke menduar gjithnjë për gjëra të mëdha dhe pse jo për t’i arritur një ditë si sot që ndodhem këtu.

-Menxher dhe organizator i televizionit të vetëm shqip në Diasporë, e konkretisht Rtv Syri Blue. Si arrihet nje pozicion i tille pune, a ke pasur një mbështetje për të ecur përpara?

-Normal që po, mbështetja më e madhe ka qenë, drejtori i këtij televizioni që është një personalitet shumë i respektuar nga të gjithë ,i cili me besimin e madh dhe vendosmerinë që ka, arriti të krijojë një art ose mund të them që nuk mund t’a quaj vetëm art, por një pasqyrë që çdokush mund t’a shohë veten dhe aq me tepër këtu në Zvicër. Ndjehem shumë krenar dhe i privilegjuar që unë sot jam këtu dhe më ka ofruar një rol shumë të rëndësishëm që të jem menaxheri i RTV SYRIT. Për këtë falenderoj në vecanti drejtorin Z.Musli Saiti  dhe të gjithë stafin për mbështetjen që më japin sepse ky është një televizion shqiptar në Diasporë  i licensuar nga autoritet zviceriane,siç është BACOM ku bëjnë pjesë të gjitha TV në Zvicër. Mund ta them dhe këtë që para një jave autoritete përkatëse na kanë njoftuar se televizioni Syri Blue është pranuar me kompetenca të plota edhe në rrjetin tokësor në Zvicër dhe po ashtu është në të gjitha platformat shqiptare. Dua të them për të gjithë lexuesit tuaj ,se ne jemi një televizion i pavarur nga askush ,dhe nuk jemi të varur vetëm nga emisionet të cilët janë të varur nga televizionet në Kosovë. Të gjitha transmetimet tek ne janë prodhim i televizionit tonë,TV SYRIT përveç videoklipeve të të gjitha zhanreve të muzikës që transmetojmë pa dallime nëse është një këngëtar i njohur apo jo, ne i japim rëndësi të njëjtë në aspektin e kohës vizive.

-Ndërkohë nuk mungojnë edhe organizimet në fushën e modelingut di SwissAlbModel në Zvicër e më pas president i jurisë në Bruksel në eventin që “Martini project” organizoi. Po me modelingun çfarë të lidh?

– Kjo është falë TV SYRI BLUE që fal punës ndër vite kemi organizuar edhe më parë dhe shumë herë evenimente të modës që kanë qenë madhështore dhe me miq të zgjedhur ndër më të mirët. Normal që dhe eksperienca të bën të kuptosh dhe të dish të bësh diferencën. Në organizimin e “SwissAlbModel” vërtet dhe aty ishin shumë miq të përzgjedhur dhe njerën ndër to që kishim mysafiren speciale qe ishte e nderuara Znj Drita Martini që është mbretëresha e modës në Bruksel dhe përveç kësaj kam marrë pjesë edhe në një eveniment së bashku me drejtonin Saiti në Bruksel që ishte nje eveniment modelingu i organizuar po nga kompania MARTINI , me nje juri shumë profesionale të cilin vinin nga vende të ndryshme si,Shqipëria, Italia, Maroku, Spanja e dhe shumë e shumë shtete të tjera.  Drejtoresha e kompanisë kishte vendosur që unë të jem presidenti i jurisë, aty vërtet u ndjeva i privilegjuar por kisha dhe një barrë shumë të rëndë nëse mund t’a quaj kështu, që më duhej të jepja sëbashku me drejtorin e TV Syrit vendimin final. Mendoj që me përkushtimin më të  madh e kreva me shumë sukses dhe drejtësi detyrën që më kishte ofruar mikja ime. Vërtet kisha shumë vështirësi se konkurenca ishte shumë e madhe, por mendoj që kam dhënë vendim të drejtë dhe të merituar. Theksoj që votimet kanë qenë të hapura dhe shumë transparente që të gjithë e kishin mundësinë të shikonin. Sot ndjehem shumë i lumtur kur i shoh vajzat modele Sumea dhe Verona në çdo event mode dhe unë si president jurie ndjehem akoma më i lumtur dhe krenar që nënshkrimin tim e vura për këto dy vajza dhe nga ne si televizion gjithmon do kenë mbështetje.

-Tashme edhe në aktrim, në serialin e ri “Kthetra” ti je personazhi kryesor, si të duket lemi i aktrimit?

-Të them të drejtën e kam thenë dhe ne intervistat e tjera të mëparshme, që s’kam pasur lidhje asnjëherë me aktrimin, kjo për mua është nje eksperiencë e re dhe mua gjithmonë më ka pëlqyer të jem sfiduesi i vetes e mendova pse jo dhe në aktrim. Ne serialin “Kthetra” i falendëroj  përzemërsisht regjizorin z.Adem Kicaj i cili është  regjizor i shumë shfaqjeve teatrale dhe filmave me të suksesshme në shumë e shumë vite, gjithashtu falendëroj dhe drejtorin Z.Musli Saiti që më keni besuar në këtë serial të jem aktori kryesor, bashkë me kolegen time Shkëlqesa Lushaj që është një studente e shkëlqyer dhe shumë e talentuar në rolin e saj, ka marrë një përgjegjësi shumë të madhe. Emrat në rol janë: Ylli dhe Jonida. E them me bindjen më të madhe , se në këtë film dhe në këte rol nuk do ju zhgënjejmë si publikun po ashtu edhe regjizorit që na ka besuar këre rol dhe gjatë gjithë kohës e them që regjizori Adem Kicaj është pasuri e artit dhe sot e them me bindje të plotë që ky njeri ka sjellë teatrin në televizionin “Syri Blue” dhe këtu ka vend për të gjithë, pse jo ato që e ndjen veten të aftë i lus të paraqiten pranë televizionit “Syri blue” që të bëhen pjesë e familjes së madhe.


-Ka ndonje fushë që ende nuk e ke provuar e që është në planet e tua?

– Unë mendoj se njeriu duhet të guxoj çdo herë, pse jo në guxim ose fiton ose mëson, asnjëherë nuk humb. T’ia lëmë kohës besoj se dot ketë shumë risi.

-Musa, të mbeti ndonjë merak nga kjo intervistë?

– Jo mendoj se i kam përfshirë të gjitha sferat e jetës time, kam qënë shumë transparent në çdo përgjigje dhe jam ndjerë shumë komod. Respekt të veçantë për ty e nderuar Fabjola, Ndjehem shumë mir kur shoh që ka vërtet gazetare si ty. Të falënderoj në emër timin personal dhe në emër të gjith stafit “RTV SYRI BLUE”.

–  Të falënderoj edhe unë ty për profesionalizmin dhe të uroj suksese! Në  fund si do e mbyllim, ke një mesazh, një falënderim?

– Në fund, dua të bëj një falënderim për të gjithë miqtë e mi kudo që ndodhen dhe një falënderim special dua ta bej për familjen time. Jam i bekuar që jam i rrethuar nga miq të të gjitha trevave shqiptare dhe që kam një familje të mrekullueshme. Ju faleminderit të gjithëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *