Artela Brahimi sapo ka publikuar një klip të ri, një baladë shumë tërheqëse dhe të këndshme me titull “Veç një ëndërr”, të cilën ju mund ta shikoni e dëgjoni në linkun në fund të kësaj interviste.

Artelën këtë e herë e kemi ftuar për intervistën që të na rrëfejë sekretet e jetës së saj profesionale por edhe në përditshmeri.

Lexojeni..!

-Artela këtë herë do flasim për sekretet e tua dhe dua ta nis nga bukuria,  cili është sekreti i bukurisë tënde?

-Gati ..! Për bukurinë ç’të të them, është gjenetike!(Buzëqesh) 

– Sekreti i lumturisë?

– Fëmijët e mi janë sekreti i lumturisë sime.

– Sekreti i suksesit?

– Individualizmi ( mjafton që jam vetvetja)

– Po sekreti i muzikës që bën?

-Mundohem t’a përvetësoj, jo të imitoj!

– Sekreti për të bërë karrierë?

-Të mos dorëzohesh asnjëherë!

– Sekreti për t`u ndier rehat?

– Mbyll një sy dhe një vesh!(Qesh)

– Sekreti për t`u argëtuar?

– Siç e thashë me lart mos dorëzohem asnjëherë do të thotë pun pa pushim dhe argëtimi s’ka vend thuajse por dhe ato pak orë janë të çmuara të argëtohem me fëmijët e mi dhe mbase mbushet plot bashk me shpirtin

– Sekreti i fëmijërisë së lumtur?

-Zinxhir dashurie i celikt prind-fëmijë.

– Sekreti i “të qenit gjithnjë e sinqertë”?

-Këtë kohë vështirë..(Qesh) Vështirë me gjet njerëz të tillë por të vesh pikat mbi i është unike në paqe me veten

– Sekreti për të pasur shumë miq? 

– Je vetvetja mos u bej kurrë ai/ajo që duan të tjeret që të jesh.

– Sekreti yt për ta kaluar kollaj dhimbjen?

– S’kam bërë panik kam kaluar në vetvete shumë dhimbje dhe ndoshta pasi plaga është shëruar e kam treguar si përrall të keqe dhe kam thënë ”Pse unë e kam përballuar këtë?!

– Sekreti për të larguar mërzinë?

– O të dalë e imja o s’ka dhe mërzia iken pa ardhur akoma!

– Sekreti për t`i mbajtur larg njerëzit që s`të pëlqejnë?

– Indiferente dhe kush më njeh e kupton se është i tepërt si njeri në miqësinë dhe shoqërinë time.

– Sekreti për t`i mbajtur njerëzit afër?

– Mos cëno privatësinë e askujt!

– Sekreti për të mposhtur emocionet në skenë?

-Nuk besoj se ka, unë kam gjthëmonë emocione!!!

– Sekreti për të afruar publikun?

– Dashuria që merr nga njerëzit e zemrës është shtysë për të realizuar gjthçka.

– Sekreti për një trup elegant?

– Faleminderit dhe unë që dua palestër (Qesh) Ju faleminderit për komplimetet vërtet derë më sot ka qenë dhuratë nga natyra dhe pse kam sjellë në jetë dy vajza akoma s’kam madje abuzoj në fast-food.(Buzëqesh)

– Sekreti për të mos i pasur zili të tjerët?

-Thotë një fjalë e urtë popullore “Shtri këmbët sa ke jorganin..”!

– Sekreti për të kaluar një ditë pa stres?

– Ohhhh se kam gjetur akoma këtë as unë, nëse ju keni ndonjë ide na e tregoni…(Qesh)!

– Sekreti për të pasur look shokues?

– Tani çdo muaj dhe trende të reja ka hahahahah esht e leht

– Po sekreti për të fituar sa më tepër pikë gjatë një interviste, cili është?

– Të mos harrosh që lexuesit janë dhe ata që tënjohin pra mos thuaj atë që do për famë por atë që je në realitet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *