Po të dëgjosh prindërit e rinj, lindja e një fëmije është gjëja më e bukur që u ka ndodhur në jetë, por një studim i kohëve të fundit ka vënë në dyshim sinqeritetin e tyre, duke afirmuar të kundërtën, pra, që më të lumtura janë çiftet pa fëmijë… Po sikur receta e lumturisë bashkëshortore të ishte mosriprodhimi? Sipas studimit, më shumë sesa seksi, komunikimi, apo zbavitjet e përbashkëta, mospasja e fëmijëve është një faktor për një jetë të lumtur në çift. Të paktën kjo është ajo që konfirmon një studim i kryer në Britaninë e Madhe, me më shumë se 5000 persona të çdo moshe, statusi apo orientimi seksual.

Studiuesit e Open University, në Veri të Londrës, kanë konstatuar se personat pa fëmijë ishin më të kënaqur në marrëdhëniet e tyre dhe më të prirur të ndjeheshin të vlerësuar nga partneri/ja, sesa ata me fëmijë.

Fëmijët, pra, përbëjnë një frenim për mirëqenien dashurore? Për shumicën e njerëzve të marrë në pyetje, të jetuarit me fëmijët i bën më të vështira daljet dhe dialogun në çift. Megjithëse ky konstatim vlen për çiftet në përgjithësi, ai ndryshon sipas sekseve. Tendenca është mjaft e ndryshme nga femrat, te meshkujt. Në fakt, femrat pa fëmijë janë më pak të lumtura se të tjerat, ndërkohë që baballarët thonë se ndjehen më pak të kënaqur sesa burrat pa fëmijë… Një mënyrë tjetër për të qenë një çift i lumtur është edhe… çaji! Me një fjalë, gjetja e kohës për të pirë një gotë së bashku (çaj, kafe, etj.), e forcon lidhjen. Të tjera mënyra ishin “vënia e muzikës dhe kërcimi së bashku”, “të qeshësh së bashku”, ose “të bësh dhe të marrësh komplimente”, të cilat zgjasin listën e momenteve më të bukura të kaluara në çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *