– Jam nje djalë 30 vjeç, para 7 vitesh me dolen ca kokrra rreth penisit, por tani jam në merak se tani janë shtuar shumë. Çfarë duhet të bëj ku të shkoj? Me respekt Marigleni.
Dr. Evi Dani, seksolog-androlog, tel 0682213329 – I nderuar Mariglen, disa patologji të penisit që nuk janë dhe të pakta në numër janë disa forma që kanë të bëjnë me shtimin e disa kokrrizave që quhen kondiloma acuminata. Megjithatë ca si kokrra kanë forma të ndryshme dhe patologji të ndryshme. Pershembull që shkakton HPV (papilom virus). Një patologji tjetër është molus kondagioz, një formë tjetër është një pirling. Pra ka shumë sëmundje që në shfaqjen e tyre tregojnë ca si kokrra apo shenja apo makula apo papula. Pra në rastin konkret është vetëm vizita e cila do të japi diagnozen e saktë, dhe atë që duhet skemën e mjekimit. Duhet patjetër një vizitë për të konstatuar se çfarë diagnoze keni.
Advertisement