Ish-i

Ke një brengë dhe unë e di,
Po të gjëmojnë veshët, sytë,
eh, sytë që kanë parë pa shkak,
mëkatin e bukur që mbeti prapë.

Tani po shtie ndër mend për keq,
kujtimet e mëkateve pa jetë,
e ftohtë, e tmerrshme shfaqesh tani,
si Ledi Makbeth, si Zonja Bovari.

Duket i thellë mendimi i hapur,
Mbase i gjatë gjer në robëri.
Nga vijnë psherëtimat e largëta?
Ngjajnë më të forta se një pa dashuri.

Do vijnë e ikin vite e shekuj të rinj,
Diçka për herë do kërkosh vazhdimisht,
Por në rrugët ku u takuan fatet e para
Do pyesësh pa dashje: Ku je Ish-i im?

Isidor Koti
Çudi
Çudi, shumë here nuk do të zgjohesh
Ngrihesh n ëgjysëm e shtrihesh prapë …
Nga xhami sheh dhe dëshpërohesh
Dhe sytë më kot I mbyll, I hap .

Sa netë të kota, sa ditë në gjumë
Sa ëndrra shpirti mbetur zgjuar…
Si llucë mërzia tërheq më shumë
Dhe ti humbet duke vështruar …

Si film xhiron gjithë jeta jote
Ikona, zhurma, koas gjithkund
Sa gjurmë pa vlerë lënë k’saj bote
Si rreth mërzia, s’I gjendet fund !

Dhe pse zumë shtratin një herë a dy
Gjersa të vdesim çdo ditë do zgjohemi.
E dime që jeta pret aty …
Ku luftojmë dhe dashurohemi !

Bledi Ylli

Dhe një …
Mbledhur fjalët lëmsh në fyt
Zemra hedhur larg , atje.
Atje larg ku s ‘shohin sytë
Dhe një ditë që ti nuk je !
Ditët vijnë e netët ikin
Koha digjetsinjëletër
Sikur ditët pak të pritnin
Nuk do sillnin një ditë tjetër !
E njëjtë mbet’ kjo jetë dhe pa ty
Me fjalì, me premtime …, edhe
Sa fjalë që mi the ti me sy
Me buzë, sa të tjera më the …
Por, ja, që nuk jemi të dy
Akoma një vit që nuk je !

Bledi Ylli

Dy Drinët
U takuan ditën e pare të krjimit,
duke sfiduar të gjithë lumenjtë e rruzullimit;
Drini I Zi me mallin e Strugës e të Tetovës,
Drini i Bardhë, me mallin e Fushkosovës.
Të përqafuar që nga krijimi I botës,
derdhin në Shqipëri dhimbjen që lane kohët.
Fejzi Murati

Nesër
Do ngarkoj malet të tëra
do lundroj mbi lotin tim
do fryjë nesër siç fryn era
për nga lind dielli në agim!
Për nga lind dielli dhe hëna
do kthehem nesër me nxitim
atje tek gjurmët e lëna
ku më pret vendthi im!
Nga lind dielli dhe lind hëna
atje ku më pret dhe nëna
t’I dëgjoj dhe një herë zën’
do ta marr detin më këmbë!
Detin do ta mar më këmbë
dhe dallgët do t’ja bëj zap
rrufetë do t’i ha me dhëmbë
dhe për tutje do iki prapë!
Nuk më ndal as Zoti vetë
të kthehem tek nëna ime
se ai me nënën më pret
të kthehem në vendlindje!
Duro nënë, duro dhe pak
nesër nisem menjëherë
malli im n’ zjarr dhe flakë
vullkan që kurrë s’u shterr!
Nuk u shterrmalli I zemrës
një çerek shekulli mërguar
syrit u terr loti I nënës
pikon shpirti I përvëluar!

Skender Laze Trebeshina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *