Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

6 gabime që bën kur drejton flokët

Drejtimi dhe shtrirja e flokëve është tashmë në modë dhe krehja e flokëve drejt, një nga të preferuarat e çdo gruaje. Por cilat janë gabimet më të mëdha që bëjmë kur drejtojmë flokët? Stilisti i VIP-ave, Xhoni Rajt, i ka treguar ato për ne:

1. I ndan flokët e lagura në tufa të mëdha
Mbase kursen kohë duke i ndarë flokët në tufa të mëdha, por diçka e tillë nuk të ndihmon të arrish shtrirjen e duhur. Përpiqu t’i ndash në tufa më të vogla dhe njëkohësisht, sigurohu që janë krejtësisht të thata kur të fillosh procesin e drejtimit me mashë.

2. I shtrin flokët në drejtimin e gabuar (me tharëse)
Fillo tharjen e flokëve nga maja e kokës, duke e futur furçën brenda për të ngritur rrënjët e flokëve lart, që të krijohet volum. Pastaj zbrite furçën poshtë ngadalë. Kështu veprohet edhe me flokët pas kokës dhe anash.

Advertisement

3. Masha që përdor nuk ka termostat për rregullimin e temperaturës
“Nëse masha jote ka vetëm butonin On-Off, ka ardhur momenti të blesh një të re!”, thotë Xhoni Rajt. Duhet të përdorësh një mashë që ka aftësinë të rregullojë temperaturën në varësi të teksturës së flokëve të tu. Mirë do të ishte të mos e çoje mbi 200 gracë celcius, sepse mund të shkaktosh dëme te flokët.

4. Nuk i kreh flokët kur i drejton
Përdor një krehër të vogël që të krehësh flokët e tu (dhe të sigurohesh që nuk janë të ngatërruara), pasi ke përdorur mashën. Në këtë mënyrë, do t’u japësh një volum natyral dhe do t’i bësh të duken më të “gjalla”.

5. Përdor veglën e gabuar
Sekreti që të mos i djegësh flokët kur i drejton shumë afër rrënjës, është të përdorësh madhësinë e duhur të mashës! Në çdo rast, përveç mashës së madhe, do të ishte mirë të kishe edhe një të vogël, për vendet më të “vështira”.

6. Vë shumë produkt “hairstyling” (për stilimin e flokëve)
Në fund ki kujdes që të mos përdorësh një sasi të madhe produkti për shtrirjen (sidomos nëse është ndonjë vaj për flokët). Ki parasysh se, sa më shumë të përdorësh, aq më të yndyrshme do të bëhen flokët e tu.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po, e dua armën që tha Berisha!

Next Post

12 gjëra që janë më të dëmshme se tradhtia

Advertisement