E dashur redaksi, ju përgëzoj për punën që bëni, faleminderit edhe që na kushtoni rëndësi dhe ne amvisave dhe botoni receta shumë të mira dhe të shijshme. Jam e apasionuar pas gatimit sepse vetë kushtet më kanë bërë të tillë por nga ju do doja që të botonit një recetë të ndonjë tave që mund të bëj me frutat e detit. Faleminderit. Eva

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Eva, faleminderit ty që na ndjek dhe të pëlqen gatimi që ne bëjmë e revetat që botohen në gazetë. Një tavë që do të sugjeroja unë është  tava me sepje të freskëta, kungull dhe pomodorini. Për të realizuar këtë gatim duhen këta përbërës:

Sepje 300 gr

Pomodorini 100 gr

Djath grana

Kripë

Majdanoz

Hudhër

Verë të bardhë

Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim një tigan në zjarr dhe shtojmë dy lugë vaj ulliri, më pas shtojmë sepjen e prerë në kubikë, kungullin e prerë në kubikë dhe pomodorini. I kavërdisim bashkë dhe i shuajmë me verë të bardhë. I shtojmë një gotë ujë dhe i lëmë sat ë marrin një valë. Më pas i shtojmë kripë, piper, majdanoz dhe hudhër. I lëmë të ziejnë për 10 minuta. E kalojmë gatimin në një tave balte, i hehdim djath grana dhe e fusim në furrë për 15 minuta në temperaturën 250 gradë. Tava është gati. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *