– Babai im, nga një martesë e mëparshme, ka pasur tre fëmijë, për të cilët ka dhënë gjithë të mirat e tij materiale; shtëpinë e një tokë të tijën, në këmbim të marrjes së divorcit. Pra, i është dashur të falë gjithë shtëpinë e tij dhe tokën e trashëguar, vetëm e vetëm që ish-gruaja t’i jepte divorcin. Ai tashmë s’ka asgjë prej gjëje, ish-gruaja e ka rrjepur të tërin. Ai dëshiron të hapë një gjyq për marrjen e një pjese të tokës. A mund të përfitojë ai një pjesë nga ish-toka e tij? Si duhet të veprojë në këtë rast? A ka ndonjë ligj që e mbron atë dhe a mund ta rihapë çështjen?Harbi Aliaj, avokat, tel 0682044002:-

Përshëndetje, duhet të qartësoj se zgjidhja e martesës në këmbim të dhënies së pasurisë nuk ka qënë një veprim i duhur. Rastet për zgjidhjen e martesës janë përcaktuar në Kodin e Familjes, që në shumicën e rasteve i referohen tronditjes së thellë dhe të pakthyeshme të marrëdhënies së bashkëshortëve. Duke e konsideruar kapitull të mbyllur rastin që më referoni; dua t’ju bëj me dije se tjetërsimi i pasurisë për pasuri të paluajtshme kryhet me akt notarial dhe më pas duhet të rregjistrohet në Hipoteke. Nëse është dhuruar me kontratë dhurimi, atëherë duhet qartësuar objekti dhë përmbajtja e  kësaj kontrate si dhe forma e vlefshmërisë ligjore. Nëse këto dy elemente nuk janë në përputhje me ligjin, atëhere dhurimi është i pavlefshmëm. Rast tjetër kur mund të revokohet dhurimi ka lidhje me afatin kohor as momentin të dhurimit, dhe padenjësia e pranuesit të dhurimit. Më kontaktoni përsonalisht që të mund të analizojme në mënyrë të detajuar problemin dhe të iniciojmë hapat e duhur ligjorë në Gjykatës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *