Tradhtia është një mënyrë e shpejtë dhe e menjëhershme për të shkatërruar një lidhje, por, ashtu si e ka treguar një studim i fundit në internet, ka plot gjëra të tjera që janë shumë më të fuqishme për të shkëputur edhe lidhjet më të forta. Disa nga këto gjëra fillojnë pak nga pak dhe nuk vihen re, gjë që i bën ato edhe më të rrezikshme!

1. Të gënjesh dhe të fshehësh gjëra nga partneri/ja
Edhe nëse i bëni këto nga dashuria dhe për të mbrojtur ndjenjat e tij/saj, mbajtja e të fshehtave të vogla mund të shkaktojë probleme të mëdha, si ato të besimit reciprok, që mund ta shkatërrojnë një lidhje. Një grua ka shkruar: “Ju duhet të jeni të aftë t’i tregoni partnerit/es pothuajse gjithçka. Nëse po fshihni diçka, që ai/ajo të mos lëndohet, atëherë nuk duhet ta bëni fare atë gjë”.

2. Mungesa e shenjave të dashurisë
Dashuri nuk do të thotë vetëm prekje dhe përkëdhelje, por edhe të ndihmosh tjetrin për të kapërcyer pengesat në jetë, ta pyesësh për gjëra thelbësore dhe të marrësh përgjigje. Nëse ai/ajo nuk është i pranishëm dhe nuk e shpreh dashurinë me një mënyrë apo një tjetër, kjo shkakton dyshime që mund të jenë të pariparueshme në një lidhje.

3. Të mbash mëri të heshtur
Ashtu si shkruan dikush në internet “kur mëria fillon të shprehet, dëmi i është bërë tashmë lidhjes”, mëria fillon heshturazi, por zmadhohet me kalimin e kohës. Për këtë arsye, ajo shkakton kaq shumë dëme.

4. Mungesë komunikimi
Kjo nuk do të thotë të mos i çosh asnjë sms gjithë ditën, por të mos flisni me njëri-tjetrin për gjëra të rëndësishme, apo që ju bezdisin, ose të lini jashtë detaje që ju mendoni se mund të shkaktojnë probleme. Të gjithë këto gjëra grumbullohen dhe një ditë dalin në shesh, por kur ndodh kjo, situata ka dalë jashtë kontrollit.

5. Të jesh kokëfortë për disa gjëra, ose të qëndrosh në pozita të palëkundura
Kjo është një mënyrë për të thënë “refuzim kompromisi”. Nëse ju pëlqen dikush, ju duhet të jeni të gatshëm të bini në kompromis. Partnerët që duan t’u shkojë gjithmonë e vetja, janë në thelb të lidhur vetëm me vetveten.

6. Grindjet për gjërat e përditshme dhe punët e shtëpisë
Sigurisht, debatet që bëni gjithmonë se kush ka radhën të derdhë plehrat nuk duken shumë të rëndësishme tani, por këto lloj gjërash bëhen problem me kalimin e kohës, bile edhe më keq, bëhen si municion për grindje më të mëdha dhe serioze që lindin gjatë jetës së përbashkët.

7. Mospërfillja
Ulja e partnerit është thjesht një mënyrë tjetër për të ngritur më lart veten, ndërkohë që një çekuilibër pushteti është gjëja e fundit që do të donit në një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë. Përbuzja është më e keqe se tradhtia, sepse “ajo ul në minimum vetëvlerësimin”, kështu që edhe pasi lidhja mbaron, ju përsëri e ndieni dëmin.

8. Të qëndrosh i lidhur për interes
Ju mund të qëndroni të lidhur sepse nuk doni të zhgënjeni familjet tuaja me një ndarje, ose sepse keni planifikuar të shkoni me pushime bashkë pas gjashtë muajsh, etj. Ciladoqoftë arsyeja, nëse qëndroni së bashku thjesht sepse kështu duhet, do të ketë vetëm grumbullim mërie, zemërthyerjeje dhe zënka, kur në fakt ekziston mundësia për të mbetur miq.

9. Manipulimi
Kjo është kaq delikate, sa shpesh ju nuk e kuptoni që po ju manipulojnë (ose që manipuloni), derisa është shumë vonë. Ashtu si shkruan një vajzë, “marrëdhëniet që më kanë shkaktuar më shumë dëm (në të dyja rastet, e kam lënë unë atë, pra, nuk është rasti i një zemërthyerjeje…) kanë qenë ato të humbjes graduale të vetëvlerësimit gjatë marrëdhënies, nëpërmjet një procesi të manipulimit nga partneri tjetër”.

10. Xhelozia
Edhe pa pasur tradhti, vetëm dyshimi gjithë kohën për diçka që mendon se ndodh është shumë më i keq se vetë tradhtia.

11. Të hiqesh në fillim të lidhjes si ai/ajo që nuk je
Kjo mund të jetë diçka e thjeshtë dhe pa vlerë, si të bësh sikur të pëlqejnë filmat horror, kur në fakt i urren, ose kaq e madhe sa të thuahs se nuk do një lidhje serioze, kur në fakt kërkon pikërisht këtë gjë. Është më mirë të tregohesh i/e sinqertë që në fillim, sepse gjërat e vogla, me kalimin e kohës, mund të bëhen arsye të mëdha ndarjeje.

12. Të rrish me tjetrin sepse ke krijuar varësi prej tij/saj
Ju po rrini bashkë sepse keni krijuar varësi nga njëri-tjetri dhe askush prej jush nuk do të rrijë vetëm. Me fjalë të tjera, ju nuk keni më afri me njëri-tjetrin dhe e vetmja arsye pse jeni bashkë është që të mos rrini vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *