Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

ATA QE NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE Nga Artan Kristo

EDI RAMA

Kjo javë kishte një ditë të shënuar, një ditë të zezë për historinë e Shqipërisë demokratike. U mbushën plot pesë vjet nga 21 janari 2011, kur u vranë katër vetë të pafajshëm, që po demonstronin fare paqësisht para Kryeministrisë, pesë vjet nga dita kur Ai tha se, kur të merrte pushtetin, do ta zbardhte plotësisht këtë vrasje dhe do të vendoste drejtësinë. Por po kalojnë tre vjet që Ai mori pushtetin dhe ende vrasësit janë të lirë, ca nëpër zyra e ca vërdallë nëpër Tiranë, ndërsa Ai deklaron para familjarëve të atyre fatkeqëve se fajtorët do të dënohen pasi të bëhet reforma në drejtësi. A e di zoti Rama se kur do të bëhet Reforma në drejtësi? Me siguri e di se ka dëgjuar zotin Lu të thotë se ajo do të paktën tre vjet të bëhet. I paska bërë mirë llogaritë kryeministri ynë. Me këtë premtim dhënë familjarëve të të vrarëve Ai i fiton edhe një palë zgjedhje, e shtyn edhe një mandat. Apo jo zoti Rama?

ARTAN GJERMENI

Advertisement

Padyshim nga personat më të përfolur këtë javë në Shqipëri ka qënë gjykatësi Artan Gjermeni. Në fillim të javës ai u paraqit në urgjencën e QSUT me katër plagë në trup, duke deklaruar se ishte plagosur nga një llamarinë në garazhdin e shtëpisë së tij. Por policia faktoi se ai, jo vetëm që nuk kishte qënë fare në garazh para se të shkonte në spital. Plagosja, sipas kamerave të sigurisë vendosur në rrugë,  kishte ndodhur në dalje të një lokali dhe kishte ardhur nga një sulm me thika që i ishte bërë atij nga dy persona. Pse e fsheh krimin, deshëm ta pyesnim ne zotin Gjermeni, ka frikë dhe nuk ka besim te drejtësia ai? Nuk ka besim se kolegët e tij prokurorë e gjykatës do i kapin dhe dënojnë agresorët? Apo ka frikë se denoncimi do të zbulojë gjëra që nuk janë “të hijshme” për të, siç ishin, për shembull, 20 mijë eurot që ai mbante në kroskotin e makinës? Vërtet, ç‘deshën ato 20 mijë euro aty në kroskot? Ai deklaroi se ato ishin para të pastra, se të ardhurat e tij vjetore të deklaruara janë 80 milionë lekë etj. Mund të besojmë këtë, por si shpjegohet që çereku i të ardhurave vjetore mbahet në makinë? I ka më të sigurta aty, sesa në bankë paratë ai? Nejse, nuk u dhamë dot përgjgije këtyre pyetjeve se zoti Gjermeni ishte i sëmurë në shtëpi. Do ta bëjmë herë tjetër intervistën. Sot ne i urojmë te shkuara dhe të kthehet sa me shpejt në punë, në të mirë të tij dhe te drejtësisë shqiptare…. Mos! E kuptoj që e shkruajta gabim! E ndjej që po qeshni, të dashur lexues. Po qeshni e po tundni kokën me dëshpërim. Dhe ndofta po ju kujtohen pikërisht tani vargjet e Pashko Vasës: “ O moj Shqypni, e mjera Shqipni….”

SALI BERISHA

Edhe pse shpesh është “ djegur” nga denoncimet e “Qytetari dixhital”, sepse njerëzit janë tallur me të….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë neser në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Niko Peleshi: Përse më qëlloi Rama

Next Post

Lidhje të ndryshme...

Advertisement